E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inflacioni i ulet ne muajin Shkurt

Inflacioni në muajin Shkurt zbriti në 0.6%, duke shënuar vlerën më të ulët të regjistruar prej shumë kohësh. Në veçanti, inflacioni për grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, që zë peshën kryesore në shportën e çmimeve, ra në nivelin e minus 1.2%. Kjo tregon se çmimet për këtë grup ishin më të ulëta se një vit më parë.
Ky nivel i inflacionit reflekton rënien e kërkesës së brendshme në ekonomi, gjë që është përmendur disa here në deklaratat publike të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Rënia e çmimeve cilësohet e dëmshme nga ekspertët e ekonomisë, sepse mund të jetë pikënisja e dukurisë së deflacionit, e kundërta e inflacionit të lartë. Por, në deklaratën e tij të fundit, guvernatori Fullani, megjithëse pohoi uljen e ndjeshme te inflacionit, deklaroi se Banka e Shqipërisë e ka nën kontroll këtë tregues.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›