E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama rikthen në PS Musa Ulqinin dhe Mimoza Hafizin

Kreu i PS-së: Edhe pse nuk ishin në listat e 2009 nuk ikën nga PS

ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndryshuar tërësisht strategjinë e tij për sa i përket figurave historike të Partisë Socialiste. Kështu Rama prezantoi dje, Musa Ulqinin si kandidatë për deputet në qarkun e Elbasanit dhe Mimoza Hafizin si kandidate të PS-së në qarkun e Shkodrës. Gjatë prezantimit, kreu i PS-së, vlerësoi maksimalisht të dy figurat, sidomos për faktin se nuk mbajtën mëri pas moskandidimit në vitin 2009. Jam shumë i kënaqur që në këtë ditë të veçantë të prezantoj dy pjesëtarë të rinj të skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, por që vijnë nga një rrugëtim i kahershëm politik dhe nga një fazë e jetës politike me lëkundje për shkak të zgjedhjeve të bëra në vitin 2009, tha Rama.
Musa Ulqini
Duke folur për Musa Ulqinin, Rama tha se ai është një socialist 24 karad pavarësisht ndarjes së përkohshme nga PS-ja. Përfshirja në skuadrën tonë e Musa Ulqinit nuk është thjesht reflektimi i tij për një socialist 24 karatsh si Musai me të cilin politika e njohu dhe i bëri miq si rrallëherë ndodh të të bëjë politika dhe i ndau përkohësisht për disa kohë kur Musai nuk u përfshi në pjesën e sigurtë të listës së vitit 2009. Politika na ndau përkohësisht, tha Rama. Sipas Ramës, përfshirja e Ulqinit në listën e kandidatëve është një tjetër vlerë e shtuar e ekipit të rilindjes.
Mimoza Hafizi
Edhe për kandidaten Mimoza Hafizin, Rama u shpreh se ky emër ka qenë gjatë në strukturat e PS-së, por është hera e parë që kandidatohet për deputete. Nuk u përfshi dhe pse ishte anëtare e PS. Zgjodhi të rrinte në PS jo me mllef, por me arsyet e veta mu kundërvu pa e shkelur asnjëherë etikën, por pa e lënë asnjëherë bosh vendin si anëtare e PS në raport me njerëzit e kësaj familje, në raport me detyrën e saj dhe detyrimin përkarshi kësaj familje politike, deklaroi Edi Rama. Emrat e dy kandidatëve të propozuar dje nga Rama ishin lakuar ditë më parë në media për kandidimin e tyre në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme është bërë zyrtarizmi i tyre nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama.

Rama: Rezultati i zgjedhjeve duhet të  jetë shprehja e vullnetit të popullit
Gjatë një takimi me simpatizantë të Partisë Socialiste, në Njësinë numër 4, Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor ti drejtohen kutive të votimit për të mos lejuar cënimin dhe manipulimin e zgjedhjeve. Sot e kemi të domosdoshme të çojmë në çdo shtëpi mesazhin që këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pacenueshme dhe të pamanipulueshme. Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë shprehja e vullnetit të popullit për rotacionin e rilindjen, tha Rama. Në vijim, kreu i PS-së ftoi qytetarët që ti bashkohen programit të rilindjes për të ndaluar importin e plehrave, dhe taksën e sheshtë. Sot të bindim çdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që çdo e drejtë është e drejtë që blihet, tha Rama.

Malaj për listën e PS: Kandidatët e sigurtë të jenë në bazë meritash

Emrat e sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë të PS duhet të vihen në bazë të meritës dhe përmes një procesi demokratik. Është deputeti Arben Malaj, njëherësh anëtar i Kryesisë së selisë rozë, i cili në një intervistë për Ora News thotë se duhet bërë kujdes me listat, pasi prej tyre do të varet qeverisja e së nesërmes. Çdo kërkesë e çdo anëtari dhe mbështetësi të PS, qoftë anëtar i thjeshtë, qoftë anëtar i kryesisë për kriteret e përzgjedhjes së ekipit, për parimet e përzgjedhjes së tyre, për respektimin e meritokracisë, për respektimin e një procesi demokratik nga qendrat e votimit deri tek vendimi përfundimtar nuk është një element i një qejfmbetje por një element i një përgjegjësie maksimale, pasi nga mënyra si do zbatohen këto parime dhe nga cilësia e ekipit konkurrues në zgjedhje do të varet edhe përmasa e fitores, por edhe cilësia e qeverisjes së vendit, deklaroi ai. I pyetur se në cilin qark, do të ishte kandidat, Malaj u përgjigj se unë nuk punoj një ditë para listave për të marrë vesh se ku do jem në listë, por punoj që ditën e parë të një mandati katërvjeçar për tu shërbyer të gjitha socialistëveu shpreh deputeti Malaj. Duke u ndalur në paktin PS-LSI, Malaj thotë se sfida e koalicionit të ri është:
Sfida e cilësisë së fitores së zgjedhjeve dhe sfida e cilësisë së qeverisjes së vendit, tha Malaj. (Ora News)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›