Rama shkarkon krerët e Vlorës, Kavajës, Hasit, Mirditës dhe Elbasanit
Valë shkarkimesh në FRESSH
Ajo që u nis si gara për të cilën PS do të ndihej krenare, rifreskimi i Forumit Rinor Eurosocialisit nën sloganin re: Fresh, në fakt po shënon skandale të vazhdueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mësohet se ka shkarkuar direkt kryetarët e FRESH-it të Vlorës, Kavajës, Hasit, Mirditës dhe Elbasanit. Madje nuk kanë munguar as kërcënimet ndaj tyre.
Dalja e djeshme e Elisa Spiropalit gjithashtu ka ardhur pas një presioni ndaj saj të kryesocialisit Rama dhe të koordinatorit Erjon Veliaj.
Kjo ishte dalja e dytë e detyruar e Elisa Spiropalit për të zbutur atë çfarë ndodh një ditë përpara në FRESH. Pasi arriti të siguronte shumicën, Elisa Spiropalit fillimisht tentuan t’ia rrëmbenin fitoren, duke shkaktuar konflikt të ashpër mes mbështetësve të saj dhe atyre të Erjon Veliajt dhe kandidatëve të tjerë në garë.
Ndërsa dje kur po bëhej konsituimi i asamblesë Së FRESH, Spiropali figuronte pa mbështetës në lista, çfarë e çoi në braktisjen e aktiviteti nga ana e saj dhe kërcënimin e kryesocialistit Rama se ata që do të largoheshin ditën e djeshme do të largoheshin përfundimisht nga Partia Socialiste