E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilajet Qyrku sulmon Elisa Spiropalin, Edi Rama i del zot, duke shkarkuar “djemtë” e Elisës

23-06-2012 / Gazeta 55

Erion Veliaj ka nisur të justifikohet klubeve se e manipuloi listën zgjedhore, pasi dyshonte se Elisa Spiropali kishte rënë pre e propagandës së Fatos Nanos. Edi Rama e beson pikë për pikë sekretarin e tij dhe në kundërshtim flagrant me statusin e PS e të FRESSH shkarkon kryetarët e forumit në rrethet e Vlorës, Kavajës, Hasit, Mirditës dhe Elbasanit
Reagimi i deputetit Arben Malaj: “Në PS nuk mund të flitet më për garë demokratike”

Sekretari për Rininë në PS, Erjon Veliaj apo siç e thërrasin në korridoret e PS, Vilajet Qyrku shpërndau dje për mediat pranë oborrit opozitar, një njoftim sqarues rreth incidentit të tij me Elisa Spiropalin. Veliaj heq nga vetja çdo përgjegjësi manipulimi të anëtarëve të Asamblesë, ndërsa një akuzë të tilla ia vesh vetë kryetares së sapozgjedhur të FRESSH, Spiropali.
Sipas tij, ka qenë pikërisht loja e saj (Elisa Spiropalit) e përgatitur me deputetët “nanoistë” brenda partisë, që t’i kundërvihej PS-së dhe Edi Ramës.
“Duke mbajtur një tufë me të fortë, rreth 10 persona, ajo ka dashur që t’i fusë në listën e anëtarëve të Asamblesë. Rezultoi se dy prej tyre të preferuar nga Spiropali që donte t’i fuste jashtë radhe, ishin drejtori i Ujësjellësit të Fierit, 40 vjeçar dhe djali i deputetit Gjovalin Kadeli, që binte në kundërshtim me Statutin dhe cilësohej nepotik e konflikt interesi, pasi i ati mban një detyrë politike. Mirëpo Spiropali e nxitur nga kjo tufë të fortësh kërkonin me dhunë futjen në Asamble, por tentativa u dështoi dhe sot Spiropali kërkoi falje publike”, komentonin dje mediat pranë opozitës, përplasjen e fundit brenda Partisë Socialiste.
Gjithsesi, krahas përkatësive interpretuese mbi arsyet e deklaratës së djeshme të Spiropalit (ideja është se në çfarë mase ka qenë kërcënimi nga Edi Rama dhe Vilajet Qyrku), nuk ia zbeh aspak notat konfliktit dhe dhunës që thjesht sapo ka nisur në PS.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›