“Rama shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik”, Bardhi: Sot në 18:00, të tregojmë se largimi i tij është zgjidhja e vetme

Pak orë para nisjes së protestës së rradhës së Opozitës, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale.
Teksa fton qytetarët në protestën e orës 18:00, Bardhi shkruan se kur kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që shqiptarët të jenë më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Ramës.
“Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.
Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.
Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Bardhi.
LEXO EDHE: Skenarët e protestës/ Opozita heq dorë nga fjalimet, sot do flasë me “akte”