E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpall platformen qeverisese Projekti yne per 95 te shqiptareve

Fjalimi Lideri i opozites Saliu nuk do te na i vjedhe me votat

Lideri i opozites shqiptare Edi Rama nga Kongresi i PS-se ka bere thirrje per nje rilindje shqiptare dhe deklamoi solemnisht se kundershtari i tij Sali Berisha nuk do ti vidhte votat per here te trete. Teksa foli ne menyre te detajuar per sa i perket programit te ri dhe ndryshimeve statutore Rama theksoi se Berisha e kishte humbur shansin historik per te qene nje Kryeminister i te gjithe shqiptareve. Ne kete kuader ai deklaroi se programi i PS-se u jepte prioritet 95 te shqiptareve per te pasur nje jetese me te mire kundrejt 5-shit qe kishin te ardhura te shumta. Ne fjalen e tij kryetari i PS-se u ndal gjate te liria e brendshme e partise duke theksuar se mendimi ndryshe ishte normal ne PS por askush nuk duhej ta perdorte mandatin e tij per interesa personale. Rama foli edhe per gabime personale qe mund te ishin bere gjate rruges por theksoi se asnjehere nuk ishte bazuar tek interesi personal por te nje e ardhme me e mire e PS-se dhe e shqiptareve. Kreu i PS-se shpalli dje nismen e hapjes se metejshme te partise duke rritur me 30 anetaresise e PS-se ne vitin 2012.

Vjedhja dhe shpresa

Ne menyre eksplicite Rama theksoi se regjimi i Berishes kishte arritur te vidhte dy here zgjedhjet ne vend ne vitin 2009 dhe ne vitin 2011. Por sipas kreut te PS-se kjo situate nuk mund te perseritej me dhe mobilizimi i socialisteve do te ishte total ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Na i torturoni perdite njerezit tane me plumba dhune psikologjike dhe perndjekje. Na keni vjedhur votat dy here. Nje here naten dy vjet me pare dhe heren tjeter ne mes te dites ne syte e botes. Por nuk do te kete nje here te trete theksoi Rama duke shtuar se sot ne pushtet eshte nje kaste hajdutesh. E treta e verteta citoi lideri i opozites nje thenie popullore duke premtuar nje rilindje te vertete te vendit pergjate dy viteve te ardhshme. Ne kete kuader Rama deklaroi nder te tjera se vitin e ardhshem anetaresia e PS-se do te rritej me 30 duke perfshire ne kete parti perfaqesues nga te gjitha shtresat te larguar dhe te rinj.

Gabimet dhe liria

Ne fjalen e tij perpara delegateve te Kongresit Edi Rama iu drejtua edhe te pakenaqurve qe gjenden brenda grupit parlamentar te PS-se duke theksuar se kishte ardhur koha qe te liheshin menjane interesat personale dhe te gjithe te bashkoheshin ne rrezimin e regjimit te Berishes. do socialist duhet te jete i hapur me ata qe na ndan nga e shkuara por mund te na bashkoje e ardhmja. Lufta per borxhin publik te shqiptareve nuk ka vend per konflikte dhe beteja meskine personale deklaroi Rama duke i ftuar te gjithe per lufte te perbashket. Nga ana tjeter kreu i PS-se theksoi se dhe gabimet nga ana e tij nuk mungonin por asnjehere nuk kishte menduar per interesa personale nepermjet postit si kryetar. Por sipas Rames ishte e paimagjinueshme qe te krahasohej liria e brendshme e PS-se me censuren e brendshme te PD-se. Te besh ngjasime mes Partise Socialiste dhe kazermes se Saliut ne aspektin e lirise eshte njesoj si te thuash se trendafili dhe kaktusi jane e njejta gje ironizoi Rama. Sipas tij kishte ardhur koha per nje rritje te etikes se perfaqesimit. shte koha e nje kthese te forte etike per nje moral te larte perfaqesimi te interesave te Partise Socialiste dhe te popullit shqiptar theksoi Rama. Ne pjesen e dyte te fjalimit te tij Rama u perqendrua te nevoja e nje zhvillimi te ri ekonomik ne vend duke theksuar se vetem programi i ri i PS-se mund ta nxirrte vendin nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›