Gjinushi Nese e majta do te ishte e bashkuar nuk fitonte PD
Nje vend te vecante ne Kongresin e partise me te madhe ne opozite zune edhe mesazhet qe drejtuesit e partive aleate bene ne kuader te bashkepunimit si nje front i perbashket kunder qeverise. Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi theksoi se te gjithe te majtet duhet te jene te bashkuar per te arritur rrezimin e regjimit te Berishes duke e quajtur kete te fundit te kalbur. Sipas Gjinushit nese e majta do te ishte e bashkuar Berisha asnjehere nuk do te kishte arritur te merrte pushtet. Te njejtin qendrim dhe mesazh percoi dhe kryetari i PSV91 Petro Koci. I rikthyer si mbeshtetes i Rames Koci u beri thirrje te majteve ti lene menjane grindjet e brendshme.
Na duhet bashkimi i te majtes per te ardhur ne pushtet. Tu japim fund zenkave tona te brendshme qe Berisha te mos vjedhe votat si ne 8 maj dhe te mos vjedhe me burrat e politikes deklaroi ai. Fjalime ne mbeshtetje te programit te ri te PS-se dhe ndryshimeve statutore te kesaj partie mbajten dhe Nard Ndoka i Partise Demokristiane dhe Spartak Ngjela i Partise per Ligj dhe Drejtesi. Sipas Ndokes opozita duhet te aktivizohet dhe te jete me shume aktive sepse qendrimet e saj jane jetike nisur nga situata e veshtire ne te cilen gjendet vendi. Sipas tij PS-ja mund ti jape vendit nje alternative te vertete zhvillimi. Nga ana e tij Spartak Ngjela theksoi se PS-ja duhet te perqendrohej te programi i saj ekonomik dhe te gjente te gjitha menyrat qe duheshin per uljen e cmimeve dhe rimekembjen e ekonomise.