E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri: "S'kemi konflikt, kerkuam me shume vezhgues"

Mazhoranca terhiqet ne qendrimin e saj kritik, ndaj kreut te misionit vezhgues per zgjedhjet ne Shqiperi, Audrey Glover. Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri tha dje se mazhoranca ne pushtet nuk ka asnje lloj konflikti me Glover, perkundrazi kerkon sa me shume vezhgues nderkombetare per diten e zgjedhjeve ne Shqiperi. "I vetmi deklarim i kreut te mazhorances, eshte qe te kemi sa me shume vezhgues. Madje, ne do te kembengulim te kemi maksimumin e vezhguesve, qe nga kontinenti amerikan e deri tek ai evropian", tha Xhaferri. Sipas tij, te gjithe vezhguesit jane te mirepritur te shohin se si do te humbase Edi Rama. Me kete qendrim, Xhaferri hodhi poshte te gjitha kritikat e bera me pare kunder Glover.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›