KE: S'diskutohet zgjedhja e Glover, e drejte e ODIHR-it
Komisioni Evropian ngrihet kunder qendrimit te Tiranes zyrtare, qe dy dite me pare, shprehu pakenaqesine ndaj emerimit te ambasadores britanike Audry Glover ne krye te misionit vezhgues te zgjedhjeve. Zedhenesja e ketij komisioni, Kristina Nagy tha dje se, eshte e drejta e ODIHR te zgjedhe perfaqesuesin e tij, per misionet vezhguese nderkombetare. "Eshte e drejta e ODHIR-it, per te vendosur ne menyre te pavarur kandidatin me te mire per ta perfaqesuar ate, kjo eshte e drejte themelore. Glover eshte perzgjedhur si perfaqesuese e misionit per mbikeqyrjen e procesit zgjedhor ne Shqiperi", beri te qarte Nagy. Ajo sqaroi se vendimi per emerimin e Glover ne krye te misionit vezhgues per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, eshte marre nga vete perfaqesuesit e ODHIR-it dhe Komisioni Evropian e mbeshtet plotesisht vendimin, per te mos lejuar nderhyrjen e asnjerit nga vendet fqinje ne marrjen e tij. Ne keto kushte, Nagy theksoi se autoritetet shqiptare, duhet te kujdesen per plotesimin e standardeve ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "Komisioni Evropian, pret qe Shqiperia te plotesoje zotimet e saj per te garantuar zgjedhje te lira dhe demokratike ne perputhje me standardet e vendosura nderkombetare. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, eshte nje faktor kyc ne rrugen drejt integrimit ne BE", u shpreh Nagy.