E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shtron iftar për muslimanët


Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit , kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka ofruar të enjten një iftar për besimtarët mysliman , duke shprehur kështu dhe respektin për këtë komunitet. Në këtë darkë të veçantë të ofruar nga bashkia e kryeqytetit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të besimeve të tjera. Kryebashkiaku Edi Rama ndër të tjera theksoi dhe rëndësinë e harmonisë ndërfetare në Tiranë, por dhe kulturën që kultivon komuniteti mysliman vit pas viti.

është bërë tashmë e zakonshme që Bashkia e Tiranës ne raste festash fetare të organizojë dreka apo dhe darka të veçanta . Përveç iftareve , ky institucion ka bërë të tilla organizime dhe në Ditën e Krishtlindjeve, për njerëzit me vështirësi ekonomike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›