Rama, si nazist, urdhëron djegien e gazetës “55”

Komunistët vijojnë traditën bolshevike të djegieve dhe linçimeve të kundërshtarëve politikë dhe mediatikë. Pas incidentit me flamurin e NATO-s, Edvini tani nis përpjekjen edhe për intimidimin e mediave kundërshtare
Dëshpërimi dhe tronditja morale, si pasojë e zbulimit të aferave të pista lidhur me protestën e socialistëve, manipulimi i grevës dhe mbajtja e njerëzve në çadra sere pa dëshirën e tyre, ka detyruar dje një grup pinjollësh të bllokut, t’i venë flakën gazetës “55” dhe të hedhin vallen e turpit në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo ngjarje e rëndë dhe mirëfillti dhunimi më i pastër që i bëhet një medie të vërtetë dhe aspak të ndikuar nga presionet e jashtme të klanit Rama-Ruçi, tregon qartë hendekun që ka krijuar në shoqërinë shqiptare tendenca bolshevike e mercenarëve të rinj me gjeneralë të vjetër. Djegia e gazetës “55” në mes të një turme të ekzaltuar sigurisht që shkaktoi ngazëllim dhe ahere tek Edvini, si porositësi kryesor i këtij veprimi banal. Por, misioni i gazetës “55” nuk do të ndalet pas këtij incidenti të rëndë. Format e përdorura në dhunimin e djeshëm, janë vërtetë brutale, por në thelb tregojnë forcën e së vërtetës që kjo media e shkruar ka në traditën e saj, të aksionit fisnik për të mbajtur në kontakt shoqërinë shqiptare ndaj atyre fenomeneve që sot e kësaj dite janë në tentativë për të përsëritur një tjetër 45 vjeçar të izoluar, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky rrezik, është mirëfillti klani udhëheqës i Ramës, Ruçit, Gjinushit, pinjollëve të Xhelil Gjonit, Hamit Shamkut, Sul Bushatit, Spiro Kolekës etj, të cilët orë e çast, minutë pas minute, po tentojnë rrëzimin e pushtetit përmes një aksioni revolucionar, duke nisur nga mbajtja peng e socialistëve në burgun e bulevardit. Akti i djeshëm ka lidhje me traditën kriminale bolshevike, e cila kur është puna për djegie e linçime, tregohet serioze dhe ka plot precedentë të djegies, jo vetëm të ekzemplarëve të gazetave, por edhe të nëpunësve të shtetit në krye të detyrës (1997-a). Për ditë me radhë, gazeta “55” i shkoi në thelb kësaj çështjeje, duke hedhur dritë mbi rreziqet që vinin nga brezi i dytë i nomeklaturës komuniste, marrja e pushtetit me çdo kusht, në kundërshtim me votën e lirë të shqiptarëve. Gazeta “55” zbuloi pazaret e pista lidhur me grevën e urisë. Qytetarë që mbahen aty kundrejt dëshirës së tyre, në bazë të një premtimi në vlerë monetare, por që edhe kjo nuk ka shërbyer për rritjen e nivelit të mbështetjes, edhe pse Fiqiri Xibri, një nga më të keqpërdorurit nga Edvini është kapur në flagrancë si shpërndarës page protestuesve që ai ka mbledhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. As shumat e mëdha të parave, nuk i siguruan Edvinit mbështetjen maksimale, sepse shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është Edi Rama një aferaxhi, gjobvënës, xhepist, hajdut i shqiptarëve dhe interesave të tyre integruese... Për ditë me radhë gazeta “55” ka denoncuar pengmarrjen e grevistëve dhe mos lejimin nga njerëz të Edvinit, të grupeve të shërbimit shëndetësore për të diagnostikuar gjendjen shëndetësore të grevistëve, duke paralajmëruar për një katrahurë të shëndetit dhe një rast të rrezikshëm epidemie, pikërisht në qendër të kryeqytetit. Pikërisht në artikullin e ditës së djeshme, gazeta “55” ka denoncuar përmes një shumësie shkrimesh, gjithçka të lidhur me simbolin e çadrave të Edvinit, mungesën e institucionit të grevës, legjitimitetin e saj në kushtet me të cilat përballet Shqipëria dhe aksioni i saj i integrimit, mbajtja e peng e socialistëve në ato dhjetëra çadra, keqpërdorimi i qenies femërore, për interesa të ngushta të pinjollëve sipas amaneteve të gjeneratës së vjetër si Kristaqi, Xhelili, Hamiti, Sula apo dhe Spiro Koleka.
...