E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (10)

Edi Rama i sheh grevistët si “komitet shpëtimi”, shpenzimet e larta imponojnë zvoglimin e numrit të tyre


Edi Rama nuk mund ta fsheh mbrëmë “vetminë e madhe”, në këto ditë të pragut të verës së nxehtë. Këtë vetmi, ai e shprehur sipas mënyrës së vetme “origjinale” të tij, duke sharë, mes të bërtiturave dhe çjerrjeve, përpara dhjetëra protestuesve, mediat, intelektualët “firmëtarë”, dhe të gjithë ata që i janë kundërvënë mënyrës së tij, të të protestuarit. Duke mos kursyer herë-herë, të merrte rolin e viktimës, ai fjalim kishte vetëm një qëllim, t’u dërgonte mesazh “të vetëve” se ishte ai “i vetmi trim në luftë” që po përballej me pushtetin. Në këtë mënyrë sjellje të tij, për të vetëvarur në gjoks dekoratat “e meritës”, mania arriti deri atje sa të akuzojë se Berisha apo i kundërvihet me firma (nënshkrime) intelektualësh... Dhe kujt pa atij... Atij që deri tani ka demonstruar se “do të bëjë namin” me “protesta”, “mosbindje qytetare”, e “grevë urie”. Dhe kur nuk ia mundësoi vetes këtë “bërje nami”, filloi të trembej vetë nga disa firma (nënshkrime), të cilat realisht janë “pasaporta” e braktisjes së Edi Ramës nga gjithkush... Fjalimi i mbrëmshëm i Edi Ramës, me doza të forta “autotrimërie” binte në sy ngjashmëria në “ide” dhe “këndvështrim”, që në pothuajse në të njëjtën orë, Mero Baze shprehte në monologun tij përballë Fiqir Xibrit, duke e lënë “me gojë hapur” këtë të fundit (Fiqo elektricistin). Duke besuar se Mero Baze nuk e ka emisionin ‘live”, nuk ka dyshime se nga pozitat e “këshilltarit”, ai i kishte konsumuar “idetë” dhe “këndvështrimet me Edi Ramën, sigurisht pasi kishte përfunduar më parë regjistrimin e “bashkëbisedimit” me elektricistin Fiqir Xibri... Kjo ngjashmëri në “ide” dhe “këndvështrime”, është lehtësisht e verifikueshme. Për këtë mjafton të lexoni sot në një gazetë të përditshme monologun e Mero Bazes, dhe të krahasohet ai me çjerrjet dhe ulërimat e mbrëmshme të Edi Ramës, në segmentin përballë dy kullave në Tiranë.


* * *


Fatmir Xhafaj ka qenë dje, objekt i sharjeve me rrënjë e degë të Edi Ramës, sepse ai (Fatmir Xhafaj) në protestën e mesditës të së dielës, kishte harruar dhe nuk kishte lexuar deklaratën që lexoi dje. Më saktë, deklaratën e djeshme duhet ta kishte lexuar një ditë më parë, ndërsa atë të një dite më parë, duhet ta kishte lexuar dje... Po çfarë ishin këto deklarata...? Në fakt, asgjë..., asgjë..., nuk thoshin. Ata që lexoi dy ditë më parë, deri dje, as vetë Famtir Xhafaj nuk e mbante mend, ndërsa ajo e djeshmja... Oh, ajo ishte nam fare. Duke e lexuar atë, Fatmir Xhafaj dukje se vinte nga një tjetër “botë”, dhe fliste në emër të një grupi grevistësh urie, që atij ndoshta i dukeshin edhe si “deputetë”, mbase edhe çadra në bulevard i duket si parlament, sepse ai ndoshta ka halucinacione se është sovrani vetë. E pra, në emër të “deputetëve” të bulevardit, Demo Muhaj, Ilirjan Meziri, Lekë Njemza, Andi Hajdari, Saimir Gura, Kujdesim Basha, Elisa Spiropali, Arbër Begaj, Alfred Davidhi, Salarjon Tota, Klodian Rira, Isa Arapi, Edmond Prifti, Romeo Sina, Ramazan Ceka, Fatmir Xhafaj lëshoi broçkullën e radhë me “6 kushte” për mazhorancën. “Po ç’janë këta anonimë?”, do të pyes ndokush... Këta s’janë asgjë më shumë, se sa grevistët e urisë, që ju ka mbaruar roli dhe që kanë dalë nga çadra, por që “protagonizmi” i tyre endet ende në eter, kur “mbivlerësohen” artificialisht nga Fatmir Xhafaj dhe na kujtojnë se megjithëse s’janë askush, kanë guximin të vënë edhe kushte... Ekzistencën e tyre dhe ca më tepër kërkesat “kushtëzuese” të tyre, i ka vënë mbrëmë vonë në dyshim edhe Edi Rama, i cili duke i konsideruara ata si “komitetet e shëmtimit të vitit 1997”, ka tentuar të distancohet nga “6 kushtet” e tyre...


* * *


Grevistët e urisë janë persona pa identitet. Përveç identifikimit të atyre që kanë braktisur grevën e urisë, sepse për të shkuar në shtëpi, do t’ju duhej të regjistroheshin formalisht në spital, “të mbeturit”, janë më se “anonimë”. Sikurse mësohet nga burime brenda çadrës, rezulton, se askush prej militantëve socialistë, grevistë urie, nuk ka asnjë dokument identifikimi, as kartë identiteti, as pasaportë. Ata kanë pasur mundësi të pajisen me një dokument të mundshëm identifikimi, por nuk e kanë bërë këtë, sepse ende mbajnë mend, se si fiks një vit më parë, edhe vetë Edi Rama, ankohej se ato ishin shumë të shtrenjta. Duke pasur si pikë orientimi, pamundësinë financiare të Edi Ramës, për sigurimin enjë dokumenti identifikimi, grevistët e urisë, kanë besuar te një ardhje e mundshme e tij (Edi Ramës) në pushtet dhe te një ulje e mundshme e çmimit të dokumenteve të identifikimit, që Edi Rama do të bënte, jo për ata, po për vete. Mungesa e një karte të mundshme identifikimi, ka bërë që nga ana tjetër, grevistët pa dokumente identifikimi, pa karta identiteti, apo edhe pa pasaporta, figurojnë pa identitet dhe për më tepër, pa status grevisti. Për pasojë, ata duke mos qenë “askushër”, janë vetëm numra, që nuk duhet të kalojnë 180-ën. Kaq mjafton, që ata si numra, të zëvendësojnë, apo të zëvendësohen në grevën e urisë të mbetur ën tentativë, pa qenë nevoja të di kush, se kush janë ata...


* * *


Pakësimi i grevistëve të urisë, më saktë informacionet e shpeshtuara në ditët e fundit, se “kaq” e “aq”, po përfundojnë në spital, rezulton të jetë asgjë më shumë se sa një gjetje, nga ana e drejtuesve të PS-së në përgjithësi dhe të Edi Ramës në veçanti, për zvogëlimin e shpenzimeve, që në rast se ata ende do të ishin brenda çadrës, do të ishin, sigurisht ca më të mëdha. Burime nga brenda çadrës, kanë bërë ët ditur dje se, “shtimi” i grevistëve të sëmurë dhe “pakësimi” i grevistëve të urisë, është një proces që shkon në përpjesëtim të (zh)drejtë me pakësimin e lekëve, që ishin llogaritur për mbajtjen e tyre brenda çadrës. Të njëjta burime saktësojnë se ishin bërë llogaritë, që greva të mos s’zgjaste kaq shumë. Por mungesa e rezultatit të pritshëm, e gjeti të përgatitur Edi Ramën, i cili përballë premtimeve për “shpërblime” për ditë qëndrimi në grevë, po ndeshet me boshatisjen e thesit të Dash Pezës, Fidel Yllit, Artan Gaçit..., etj., etj. Në këtë realitet të ri, është gjetur zgjidhja “shpëtimtare”... ... çfarë janë grevistë ët shëndoshë, që kanë shpenzime të mëdha brenda çadrës, por edhe parametra tregues se mund të durojnë (kushtojnë) shumë, të klasifikohen si me probleme shëndetësore, të thirren kamerat, të thirret një autoambulancë dhe të dërgohen në shtëpi, nëpërmjet kalimit nga spitali. Kjo bëhet edhe më e besueshme, po të kihet parasysh se, prej fillimit të grevës, nuk është lejuar asnjë uniformë e bardhë, pjesë e strukturave shëndetësore shtetërore. Një gjë e tillë, bëhet edhe ca më e besueshëm, po të kihet parasysh, edhe sipas njoftimeve zyrtare të vetë PS-së, se të larguarit “si të smëurë” nga greva e urisë, janë përgjithësisht meshkuj dhe të rinj e të fuqishëm, që sigurisht kushtojnë, shumë më shumë, po të rrinë ende në çadrën e grevës së urisë, ndaj edhe janë “flakur” jashtë...


Grimca (jo vetëm) humoristike


Klodiana Spahiu, jo Besnik Baraj, deputetja e parë që braktisi grevën Dalja e Besnik Barajt, ka zemëruar dje deputeten Klodiana Spahiu. Zemërimi i saj, lidhej me “komentet” dhe “meritat” që media të ndryshme, tentuan t’ia vishnin Besnik Barajt, si deputeti i parë që braktisi grevën e urisë. Pikërisht kjo pjesë ka zemëruar Klodiana Spahiun, e cila në një rast ka shpërthyer, e ka kujtuar se “unë jam deputetja e parë që kam dalë nga greva e urisë, jo Besnik Baraj”. Pas kësaj ajo ka kërcënuar se do të braktisë përfundimisht grevën e urisë edhe si asistente e Sabit Brokajt.


Fatmir Xhafajt i ishte thyer brisku që i dhuroi Taulant Balla Fatmir Xhafaj, e kishte lënë veten shumë pas dore dje, kur doli para kamerave, i pa larë dhe i pa rruajtur. Fillimisht, dyshuam se ai këtë e kishte bërë për inat të “Gazetës “55”, e cila disa ditë më parë kishte evidentuar, kujdesin e tepruar për veten e tij, që spostonte me një grevë urie. Ky “merak” i yni, nuk konsistoi i vërtete, kur u mësua se Fatmir Xhafaj, doli dje i pa rruar, për një arsye banale që lidhej me “fatin e keq” sepse atij i ishte thyer brisku, që i kishte dhuruar pas kthimit nga Brukseli, Taulant Balla.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›