E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, si rrezik shoqëror në Shqipëri dhe Europë

Një ditë pas fjalimit të Kryeministrit mbi perversitetin e Edi Ramës dhe shkeljen e të gjitha normave familjare prej tij, qytetarët e Tiranës, të të gjitha moshave kanë demonstruar një solidaritet të madh me Sali Berishën. Kryeministrin shqiptar mund ta akuzosh për shumë gjëra, disa të qena dhe disa të paqena, por askush nuk mund të akuzojë atë për shmangie të normave familjare apo për mungesë integriteti. Institucioni i respektimit të familjes nga Sali Berisha prej disa kohësh është gjendur nën përbaltjen e Edi Ramës, Erion Braçes apo të të tjerëve nga rrethi shoqëror i Edvinit me një qëllim të caktuar. Ata po kërkojnë të rrëzojnë ndershmërinë e Sali Berishës me pisllëkun e tyre të përditshëm. Ata duan të rrëzojnë kështjellën e besimit që shqiptarët kanë tek Kryeministri si ikonë e moralit shqiptar. Lufta e pandershme dhe e paprinciptë ndaj Berishës në fakt ëshë shpallja e luftës kundër vlerave të familjes dhe shoqërisë shqiptare për të zhdukur bërthamën e ekzistencës së kombit shqiptar. Pas librave kundër Skënderbeut, kundër Kadaresë, kundër demokracisë, tani vjen lufta e Ramës, Klosit, Bilbilëve apo Shqipeve-Sorra kundër vetë ashtit të ekzistencës së shqiptarëve. Në thelb Berisha sulmohet se është njeri i familjes, se është njeri i respektit ndaj gruas, se është luftëtar i paepur i të drejtave të tyre, që ato të mos rrihen, të mos zhvishen e turpërohen rrugëve. Dhe ky model u prish planet klaneve të vjetra dhe të reja që duan të instrumentalizojnë opozitën shqiptare, klane që momentalisht drejtohen nga Edvin Rama. Patjetër që i duhej thënë botës se kush është ai, patjetër se i duhej treguar njerëzve se kë kanë Kryetar të Opozitës dhe cili është modeli që ai ofron. Në fakt të gjithë ata socialistë që i kanë besuar Ramës të mbante në duar fëmijët e vegjël, femra sidomos, nëpër tribuna mitingjesh, duhet të ndjehen të çnderuar, të zhvlerësuar, të mbaruar e të vdekur moralisht. Rama i ka ekzekutuar të gjithë shpirtrat e tyre të pafajshëm me perversitetin që i doli në pah. Ai nuk ka mundur as të përgënjeshtrojë Berishën mbi akuzat që ky i fundit i bën me zë të lartë, për amoralitet familjar e shoqëror, por edhe personal. Qytetarët e Tiranës dje u distancuan masivisht nga Edi Rama, sepse ai tashmë nuk është më njëri prej tyre. Ai ka kaluar kufirin e një njeriu normal dhe nuk duhet lënë të rrijë as afër femrave dhe as afër meshkujve. Ai është një rrezik shoqëror shëtitës rrugëve të vendit, por edhe Europës. Tiranasit dhe shqiptarët e mësuan tashmë këtë. Edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›