E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi parlamentar i PD reagon pas mbrojtjes që PS i bëri Ramës dhe akteve mizore të tij

"Mizori janë aktet çnjerëzore të Edvinit, jo denoncimi i tyre"


Aktet mizore dhe aspak normale të kryesocialistit Edi Rama morën dje avokatinë e disa deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët gjatë një konference për shtyp, denoncuan zbardhjen e tyre nga kryeministri Berisha. Kjo klikë e pseudopolitikanëve të Edvinit, u ndje dje në vështirësi të tmerrshme, teksa kryesocialisti urdhëroi në mënyrë të prerë daljen në konferencë për shtyp të disa fytyrave të lodhura dhe marrjen në mbrojtje të akteve vandale të tij. Pas deklaratave të një dite më parë të përfaqësuesve të PS, sot ka reaguar Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Edi Paloka. Përmes një konference për shtyp, Paloka tha se mizore janë aktet që ka bërë Rama dhe jo denoncimi i tyre. “Sipas grupit të PS-së nuk janë mizore akuzat dhe rrahjet publike që i ka bërë bashkëshorteve Rama, por denoncimi i tyre. Grupi i PS-së bëri dje gjethen e fikut për Edvinin, duke mbrojtur aktet e tij”, tha ai. Sipas deputetit demokrat, ditën e djeshme me deklaratën e tyre deputetët e grupit parlamentar i PS-së u kthyen në mjeranë të Edi Ramës. Në seancën e fundit parlamentare, kryeministri Sali Berisha zbardhi para deputetëve dhe opinionit publik, vandalizmat çnjerëzore të kryesocialistit. Berisha tha se Rama ushtron dhunë sistematike ndaj bashkëshorteve të tij dhe se përcjell urrejtje të tejskajshme ndaj qenies femërorje. Lidhur me këtë çështje, reagoi dje dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Topalli tha se parlamenti është tempulli i të vërtetave dhe se denoncimi publik i kryeministrit përvecse ishte i vonuar, është i vërtetë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›