E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, sill planin urbanistik"

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje gjate mbledhjes se Keshillit te Rregullimit te Territorit qe kryebashkiaku, Edi Rama te mbyllte sa me shpejt te ishte e mundur planin urbanistik te Tiranes. Gjate fjales se hapjes ne mbledhjen e KRRTRSH-se, Berisha theksoi faktin se bashkia e Tiranes, ka kaluar cdo lloj limiti per miratimin e ketij plani. Sipas kryeministrit, jane qytetaret e Tiranes ata qe fillimisht perfitojne nga perfundimi i ketij plani te rendesishem. "Kjo vonese eshte shume e demshme per kryeqytetin, ndaj ai plan duhet te behet sa me shpejt dhe te paraqitet per miratim, prane KRRTRSH-se. Kjo eshte ne interesin me te mire te qytetit te Tiranes", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij, duke permendur se afati per perfundimin e ketij plani, ka kohe qe eshte tejkaluar. Duke folur per ligjin e ri te urbanistikes, kryeministri Berisha deklaroi se ai redukton ne maksimum kohen per marrjen e nje pergjigje, per lejet e ndertimit. Sipas tij, ligji i ri i urbanistikes e redukton ne 45 dite kohen e marrjes se lejeve te ndertimit, duke e shoqeruar me parimin "heshtja eshte miratim". Nga ana tjeter kryeministri Berisha shpjegoi se ne kete ligj, eshte sanksionuar ne menyre te qarte edhe mbajtja e mbledhjeve te hapura te Keshillit te Rregullimit te Territorit. Per kreun e ekzekutivit, nuk eshte e mundur qe ceshtje te territorit te diskutohen pa pranine e grupeve te interesit, shoqatave dhe aktoreve te tjere, pasi ky proces demtohet. Ne kete menyre sipas kryeministrit Berisha, ne ligjin e ri te urbanistikes eshte kerkuar qe te pranishem ne kete mbledhje, te jene edhe perfaqesues te shoqatave te bashkive, komunave dhe shoqatave te qarqeve. "Kjo e rrit transparencen e ketij forumi, te cilin mendoj qe duhet ta mbajme keshtu sic eshte aktualisht", theksoi kryeministri Berisha, duke sanksionuar edhe mosndryshimin e mbajtjes se mbledhjeve te KRRTRSH-se. Njeheresh eshte kerkuar dhe kursimi i tokes bujqesore. Ky problem u ngit edhe nga ministri i Bujqesise, Jemin Gjana i cili deklaroi se vetem ne kryeqytet ndertimet kane prekur mbi 160 hektare toke bujqesore. Per te, prioriteti kryesor i qeverise gjate 4 viteve te ardhshme te mandatit te saj te ardhshem, do te ishte ndertimi i Boshtit te Jugut. KRRTRSH miratoi Plani Rregullues te Qytetit te Peqinit, te bregdetit te Divjakes ne nje siperfaqe prej rreth 120 ha. Nje tjeter projekt i rendesishem i miratuar dje, ishte edhe ai i rruges "Transballkanike" ne qytetin e Vlores. Gjeresia totale e kesaj rruge eshte 60 metra lineare. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›