E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Gati plani rregullues, se shpejti ne Keshillin Bashkiak

Bashkia e Tiranes me ane nje te nje deklarate per mediat, ka deklaruar se plani rregullues i kryeqytetit eshte brenda te gjitha standardeve evropiane dhe se shpejti do te kaloje per miratim perfundimtare. Sipas deklarates, plani rregullues ka marre miratimin e KRT-se dhe se shpejti kalon ne Keshillin Bashkiak. Prej kohesh mes qeverise dhe bashkise se Tiranes, ka pasur perplasje per sa i perket planit rregullator te qytetit. Kjo edhe per faktin se pak kohe me pare, qeveria miratoi edhe planin urbanistik te vendit dhe procesi i planit per Tiranen, duhet te kishte perfunduar kohe me pare. Nje tjeter debat mes qeverise dhe bashkise se Tiranes ka qene edhe per Unazen e Madhe, ne kryeqytet. Keshtu sipas kryeministrit Berisha, bashkia e Tiranes eshte e vonuar, per sa i perket procesit te demshperblimit per te gjithe ata persona, te cilet i preket prona e tyre nga ky projekt. Ne kuader te zhbllokimit te kesaj situate, kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria ishte e gatshme, per ta permbyllur e vetme kete proces dhe madje te krijonte nje fond te posacem per demshperblimin e personave, pronat e te cileve ishin prekur nga punimet per Unazen e Madhe te kryeqytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›