E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama s’ka lidhje me profesionin e politikanit

13-06-2012 / Gazeta 55

Bashkimi Europian, partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë si dhe opinioni publik kanë pikasur se opozita shqiptare s’po e kryen detyrën e saj kushtetuese dhe po shndërrohet në një barrikadë për aspiratën e integrimit në BE. Roli pengues s’ka lidhje me ideologjinë e majtë, por me lidershipin, me një kryetar që përditë e më tepër po tregon se s’ka lidhje me profesionin e politikanit dhe po sillet si një shtëpiak që s’di as si të pastrojë plevicën e vet

Edi Rama nuk e di, me sa duket, se edhe politikani është profesion..., sikurse është edhe ai i piktorit, apo i basketbollistit, si sport profesionist. Ose e di. Por për deri sa ka regjistruar dështime si piktor e si basketbollist, në vijim të “traditës” vazhdon të në demonstrojë që edhe me politikanin si profesion nuk ka asnjë lidhje.
Kjo mungesë profesionalizmi e Edi Ramës në politikë, dukshëm ka rënë në sy, veçanërisht në shtatë vitet e fundit të drejtimit të PS-së, prej tij.
Lëvizjet apo aksionet e tij politike, në raport me PS-në, në raport me aleatët, në raport me LSI-në, por edhe në raport me mazhorancën, përveçse që kanë qenë dështime të paralajmëruara nga vjellja e ushqimit të konsumuar te “Crocodile”, apo me vjelljen e pritshme të ngjalës së ngrënë në Gjirin e Lalzit, kanë kulmuar me humbje zgjedhjesh të njëpasnjëshme, kulmi i radhës pritet të jenë humbja e radhës edhe e zgjedhjeve të vitit 2013.
Kjo është pjesa për sa i përket “rrafshit kombëtar”.
Në një hapësirë më të gjerë gjeografike, e thënë ndryshe “në rrafshin ndërkombëtar”, nuk është se ka munguar edhe vënia në dukje e paaftësisë së tij në politikë, si profesion.
Bashkimi Europian, partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, krahas edhe opinionit publik kanë pikasur se opozita shqiptare s’po e kryen detyrën e saj kushtetuese. Rasti më i fundit, ishte vetë-përjashtimi nga procesi i përzgjedhjes dhe zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por opozita shqiptare e drejtuar me joprofesionalizëm politikë nga Edi Rama, po shndërrohet në një barrikadë për aspiratën e integrimit në BE, duke servirur si “argumente”, kërcënimet për peng-mbajtjen e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.
Roli pengues i opozitës në përgjithësi, nuk ka lidhje me ideologjinë e majtë, por me lidershipin e saj në veçanti, saktësisht me një kryetar që përditë e më tepër po tregon se më shumë ka lidhje me sjelljen e një shtëpiaku që s’di as si të pastrojë plevicën, po aq sa nuk di e nuk ka lidhje me profesionin e politikanit...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›