Topi, Obe: Statusi, në 100 vjetorin e Pavarësisë
TIRANE- Pershpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda vitit 2012, që përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë mbeten sipas krut te shtetit, dy synimet madhore te vendit. Deklarata eshte bere sot gate takimit te presidentit Topi dhe Ambasadorit te Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nikolas Kanon Obe, i cili paraqiti Letrat-kredenciale.
Gjatë bisedës, Topi e siguroi ambasadorin britanik për mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e shtetit, gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri si përfaqësues i një vendi mik dhe partner strategjik si Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë takimit, Topi dhe ambasadori britanik ndanë të njëjtat pikëpamje për sa i përket rëndësisë së pavarësisë së institucioneve kushtetuese, të konsolidimit të gjyqësorit dhe parimeve të demokracisë për ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përmbushjes së reformave dhe kritereve të kërkuara për integrimin në Bashkimin Evropian.
Ambasadori shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues për në Bashkimin Evropian. Ambasadori Nikolas Kanon Obe vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, duke shprehur mirënjohjen edhe për kontributin e trupave ushtarake shqiptare në Afganistan në kuadër të koalicionit ndërkombëtar që lufton kundër një të kërcënimi global, siç është terrorizmi.
