Pushteti arrogant, presion ish të përndjekurve
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama akuzon pushtetin per keqtrajtim, presion e trajtim me arrogance ndaj ish te pernjdekurve, per t’i penguar te komunikojne.
Ne profilin e tij ne Twitter, sot Rama ka publikuar imazhe te shkembimeve te mesazheve telefonike me nje ish te burgosur politik, Dod Miri, i cili e falenderon per kontributin e dhene ne perpjekjen per uljen e moshes se perfitimit te demshperblimit ndaj kesaj kategorie.
“Nje shembull bertites se sa respekt ka pushteti per te perndjekurit dhe me c’arrogance i keqtrajton”- shkruan Rama, duke e ilustruar deklaraten me copeza sms-sh mes tij dhe ish te denuarit.
Si pjese te fundit te komunikimit, Rama apelon kryeministrin te ule moshen e demshperblimit ne 75 burrat e 70 grate.