Kulicaj: Se shpejti nje emer per vrasjen e Xhindit
Zyrtari i larte i uniformave blu, i cilesoi spekulime akuzat per rritje te kriminalitetit
Tirane-Situata e fundit e krijuar ne vend, pas disa vrasjeve te renda me nje numer te larte viktimash, kane nxjerre ne nje komunikim me mediat, zv/drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj. Lidhur me vrasjen e 3 personave ne Durres, tre vellezerve Mulliri ne Vidohove te Devollit dhe vrasjen e fundit ne Tirane, Kulicaj tha se ne te tre keto ngjarje, nga ana e Policise se Shtetit eshte arritur qe brenda nje kohe te shkurter autoret e tyre te vihen ne pranga. Vrasjen e 3 personave ne Durres dhe tre te tjereve ne Devoll, Kulicaj i cilesoi si ngjarje te ndryshme. “Neqoftese ngjarja e Korces eshte e hapur, e kryer ne mesdite ne mes te fshatit dhe ne teresi veprimet ishin te hapura dhe ngjarja eshte e dokumentuar, ngjarja e Durresit dallon per nga menyra e ekzekutimit”, tha Kulicaj. Duke analizuar secilen nga keto ngjarje me vete, numri dy i uniformave blu ne vend, tha se vrasja e Durresit, ishte e mireorganizuar. Sipas tij, autoret e saj kane shfrytezuar oret e vona te nates dhe kohen e keqe. “Deshmitaret kane qene me numer shume te paket, per shkak edhe te ores se vone kur eshte kryer ekzekutimi”, u shpreh ai. Kulicaj tha se ka pasur veprime shume te kualifikuara procedurale te kryera nga strukturat e Policise se Qarkut te Durresit ne bashkepunim me prokurorine dhe me strukturat qendrore. Ne saje te kesaj pune, u shpreh ai, u be i mundur brenda nje afati te shkurter kohor identifikimi i autorit dhe dokumentimi i saj. Por drejtuesi i larte i Policise se Shtetit, tha se per kete rast jane duke vijuar hetimet per motivet, mundesite, parandalimit dhe shkaqet e ngjarjes.
“Vrasja e Xhindit, eshte e vecante”
Nente muaj pas vrasjes se deputetit socialist, Fatmir Xhindi ne Rockovec, para deres se tij te shtepise, ende nuk ka nje emer konkret per autorin e saj. Familjaret e deputetit te vrare ne 2 maj te vitit te kaluar, kembengulin se vrasja eshte kryer per motive politike. Ata kerkojne gjetjen e autoreve dhe venien e tyre para drejtesise. Per kete ceshtje, Kulicaj, gjate deklarimit te djeshem per mediat tha se “zbardhja e kesaj ngjarjeje eshte prioriteti kryesor i Policise se Shtetit dhe po punohet per zgjidhjen e saj”. Ai sqaroi se vazhdon te jete i ngritur nje grup pune me specialistet me te mire te fushes, qe kryejne analiza te detajuara dhe te vazhdueshme me prokurorine. “Une jam i bindur se shume shpejt do te kete nje emer. Kjo eshte vrasje e nje personi me cilesi te vecanta dhe ndryshon nga vrasjet e tjera. Hetimet po vazhdojne”, tha Kulicaj.
Shifrat e krimit
Zv/Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, i ka cilesuar spekulime qe jane bere lidhur me rastet me te fundit te krimeve, deklarimet per rritje te kriminalitetit ne vend. Sipas tij, “te dhenat per krimin e vrasjes me ato te vitit te kaluar jane perafersisht te njejta, por me nje dallim, ka nje rritje te forces zbuluese prej 100% per 12 vrasje te ndodhura dhe ka nje rritje te arrestimit te personave qe kane kryer kete krim ne masen 96%. Nga 12 raste qe kane ndodhur per kete vit, 11 autore jane arrestuar dhe te 12 ngjarjet jane te zbardhura”. Numrin e larte te krimeve kohet e fundit, Kulicaj e lidhi me ardhjen e madhe te emigranteve gjate kesaj periudhe, ku jane te perfshire edhe elemente te krimit, por gjithsesi sipas tij, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009, jane te njejtat statistika.