E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sulmon Berishën: Raporti i KE-së ishte kritik

Rama i është kundërvënë sot kryeministrit Berisha duke i quajtur të pavërteta deklaratat e tij lidhur me raportin e KE. Rama tha se Berisha ka trumbetuar si suksese dështimet e tij më të mëdha gjatë qeverisjes 

TIRANE- Kryetari i PS-së Edi Rama, sulmoi sot kryeministrin Sali Berisha pas publikimit te raportit të Komisionit Europian. Rama tha se Berisha i trumbetoi dështimet e tij si suksese. Rama nënvizoi korrupsionin si turpin e kryeministrit Berisha por duke cituar raportin pranoi vlerësimet pozitive për kontributin e PS-së në realizimin e reformës zgjedhore. Kreu i Selisë Rozë, tha se: në një raport ku thuhet shprehimisht se “korrupsioni mbetet një problem veçanërisht serioz e masiv si në rastin e Shqipërisë”, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë shkak për të folur për suksese.

“Duhet të kesh paturpësinë dhe hallin e madh të një Kryeministri kaq të zënë peng nga korrupsioni, sa Sali Berisha, që të flasësh për suksese duke lexuar në Progres Raportin e Komisionit Euriopian, se “ligji për prokurimet publike bie në kundërshtim me legjislacionin e BE”, se “Pastrimi i parave, vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “ trafiku i drogës vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore vazhdojnë të mbeten probleme shqetësuese”” – tha Rama.

Sipas tij një nga të paktat pika ku Progres Raporti i KE për Shqipërinë nënvizon qartësisht progres është pika ku flet për Reformën Zgjedhore, ku Partia Socialiste ka dhënë një kontribut të veçantë.

(O.Zh BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›