E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i pijshëm, Ruli: Presim ulje të tarifave

Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka deklaruar gjatë konferencës së shoqatës së ujësjellës-kanalizimeve se po kryhet një studim në bashkëpunim me donatorët e huaj, duke parë edhe mundësinë e uljes së tarifave të ujit të pijshëm. 

TIRANE- Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit është duke kryer në bashkëpunim me donatorët e huaj një studim në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Duke parë mundësinë në uljen e tarifave të ujit të pijshëm. Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ka deklaruar gjatë një konference së Shoqatës të ujësjellës--kanalizimeve se problemet me furnizimin me ujë të qytetarëve kanë ndodhur edhe për shkak të menaxhimit të dobët të ndërmarrjeve.
Për të përmirësuar menaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në kuadër edhe të decentralizmit, po bëhet kalimi i tyre nga administrimi i pushtetit vendor drejt bashkive dhe komunave, një proces ky që ka nisur tashmë në disa ujësjellsa të disa qyteteve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›