Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Asocim Stabilizimit Shqipëri-BE

Sot hyn në fuqi Marrëveshja e Asocim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pas përmbylljes së procesit të ratifikimit të marrëveshjes nga vendet anëtare. Marrëveshja, sië deklaroi Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, është baza kontraktuale mes Tiranës dhe Brukselit si dhe motori kryesor i reformave në vend. Sipas saj, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, vendi do të ketë përfitime në disa aspekte veçanërisht në qarkullimin e lirë të mallrave por edhe të punëtorëve.