Taksat, akuza qeverisë
Tiranë -Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj, për takat që po zbaton qeveria Berisha, ndaj biznesit. Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Andi Harasani, theksoi se ka denoncuar zbatimin e ligjit për taksat kombëtare. “Në kushtet kur kriza ekonomike po shtrihet në çdo familje biologjike shqiptare- përveç asaj të Sali Berishës, në çdo biznes- përveç biznesit familjar të Sali Berishës, qeveria vazhdon të marrë vendime të pastra korruptive duke ndryshuar çdo tre muaj dhe vet vendimet e saj, të miratuara bilës dhe në parlament”-theksoi Harasani.
Ai shtoi se në dy muaj, ligji i Buxhetit është shkelur, në një deficit prej 35 mln USD. Sipas tij, TVSH në 2 muaj ka një mosrealizim me 10 mln USD ose 93% , Tatim fitimi në 2 muaj ka një mosrealizim me 4 mln USD ose 85%, Tatimi mbi pasurinë në 2 muaj ka një mosrealizim me 4.3 mln USD ose 27.9%, Taksat lokale në 2 muaj kanë një mosrealizim me 7.3 mln USD ose 58.3% si dhe të ardhurat nga Institucionet Buxhetore në 2 muaj kanë një mosrealizim me 15 mln USD.
“Jemi para jush sot, për të ngritur me shqetësim zërin tonë për vendimin e pastër klientelist të ndërmarë nga qeveria në datën 25 mars 2009, ku vetëm tre muaj pas hyrjes në fuqi, rishikohet ligji “Për taksat kombëtare", por duke prekur vetëm tarifat që duhet të paguajnë subjektet të cilat operojnë në fushën e lojërave të fatit, si për sa u përket licencave, ashtu edhe detyrimeve vjetore ndaj Buxhetit të Shtetit”-tha më tej deputeti socialist.
Harasani tha më tej se vendimi bëhet pastërtisht klientelist dhe korruptiv kur pasi ngrihen pa asnjë logjikë detyrimet për pothuaj të gjitha, në rastin e kazinove në bregdet, detyrimi ulet nga 1 milionë dollarë në 300,000 mijë dollarë!