E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sulmon Nanon frike nga rishfaqja

Tek Xibraku ku para pak javesh u kurorezua ne martese Rama mblodhi Asamblene Kombetare te PS-se nga ku nuk ka mundur te shmange sulmet per Nanon dhe deputetin e ikur Tavo

Kryetari i PS-se Edi Rama nuk ka mundur te fshehe dje friken nga rishfaqja kohet e fundit te paraardhesit ne parti Fatos Nano madje per here te pare ka dale hapur dhe me fjale te ashpra ndaj njerezve socialiste qe deri vone ishin prane te majtes. Tek Xibraku ku para pak javesh u kurorezua ne martese Rama mblodhi Asamblene Kombetare te PS-se nga ku nuk ka mundur te shmange sulmet per Nanon dhe deputetin e ikur Tavo.

Rama tha se e neveriste akti i ulet i Vangjel Tavos qe nxori ne tender mandatin e te vetmes shprese te miliona shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Saliut.

Kurse shtoi se e shihte me pezem shfaqjen e rishfaqjen prej vitesh te Fatos Nanos ne televizionin Klan sa here i duhet Saliut zeri i tij kunder kesaj shprese te vetme qe quhet Partia Socialiste dhe qe Fatosi u katandis ta thote me zerin e vet se nuk e ka votuar e nuk do ta votoje. Sipas Rames i motivuar per te reaguar keshtu ishte sepse Ne jemi e vetmja shprese per fshatin shqiptar per sipermarrjen ne bujqesi e per perspektiven e investimeve te kursimeve te emigranteve ne fshat ashtu sic jemi e vetmja shprese per me te rinjte e me te moshuarit por si per paradoks edhe per pronaret e te perndjekurit te cilet sot kane zene vend ne programin tone te ri politik. Ketu Rama ftoi edhe emra te se djathtes e te majtes qe te afrohen ne opozite Dua ti bej nje apel Levizjes per Zhvillim Kombetar te Dashamir Shehit qe te marre pjese ne tryezen e opozites se bashkuar qofte edhe vetem per te diskutuar e gjetur gjuhen e perbashket per rrugen e format me te cilat do tu kthejme ne vend te dy ketyre grupeve te interesit te neperkembura tash 20 vjet nga Saliu dinjitetin e kerkesave te tyre legjitime.

Me tej Rama deklaroi ne mbledhjen e Asamblese Kombetare se nuk do te kete mocion per disa anetare te kryesise dhe sekretariatit te forces me te madhe opozitare. Ne kete menyre ai i eshte pergjigjur negativisht kerkeses se bere nga deputeti Fino per mocion mosbesimi ndaj disa anetareve te kryesise duke theksuar se nuk eshte koha per debate. Ndaj shqetesimet me Bashkim Finon shqetesime per cka duhet te funksiononte normalisht ne forumet e Partise Socialiste. Nuk duhet te veme re se kush nga ne ne kryesi apo sekretariat ka munguar ne mbledhje apo protesta - tha Rama. Por nga ana tjeter kryesocialisti foli per mocion ndaj Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ne do te kerkojme ne nje seance te jashtezakonshme mocionin e mosbesimit per Kryetaren e Kuvendit Topalli si nje pengese per arritjen e standardeve. Kryetarja e Kuvendit model te vetem ka arrogancen e kryetarit te kooperatives ku ka punuar gjate diktatures dhe jo elegancen e paraardhesve te saj - theksoi Rama duke shtuar se PS-ja gjithashtu do te kerkoje mocion mosbesimi edhe per kreun e qeverise. Ai ritheksoi edhe nje here se Partia Socialiste nuk do te marre pjese ne asnje tryeze per ndryshimin e Kodit Zgjedhur pa u zgjidhur me pare transparenca e zgjedhjeve duke shtuar se opozita kerkon hetimin e materialeve zgjedhore dhe jo te fleteve te votimit. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline shqiperim i drejtperdrejte i rezolutes se Parlamentit Evropian. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit sepse ne nuk i kerkojme ato per hetim. Na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimor - u shpreh Rama. Ketu ai nuk harroi ti bente thirrje deri ne kritike OSBE-se per angazhim me te shumte te saj duke u shprehur se ajo nuk duhet te mjaftohet vetem me thirrjet e saj per reformen zgjedhore OSBE smund te rrije me dhe te veshtroje sikur e gjitha kjo ska te beje me misionin dhe prezencen e saj. Smund as te perserise ne boshllek thirrjen 20-vjecare per nje tjeter ndryshim te ligjit zgjedhor - tha Rama. Gjithashtu kreu socialist theksoi edhe nje here se shume shpejt do te rinisin protestat te pershkallezuara ne te gjithe vendin ndaj qeverise. Sali Berisha kerkon te vrase edhe zgjedhjet e ardhshme dhe shpresen e shqiptareve per kete arsye opozita do te protestoje gjithnje e me fort per zgjedhje te lira dhe demokratike - nenvizoi Rama. Kreu i socialisteve shtoi se nuk eshte i nevojshem ndryshimi i Kodit Zgjedhor pasi sipas tij kjo eshte bere shume here gjate dy dekadave. Nuk mund te ndryshojme ne leter Kodin Zgjedhor se kete e kemi bere ne 20 vite. Opozites shqiptare i duhet nje garanci qe zgjedhjet e se ardhshmes nuk do te jene si te shkuarat dhe te deformuara nga Sali Berisha - tha me tej Rama. Ne kete kontekst ai nenvizoi se liberalizmi i vizave ishte per shqiptaret dhe mohimi i statusit kandidat ishte per qeverine e cila sipas tij po shkon ne nje rruge pa kthim. Kjo asamble mblidhet ne nje kohe kur per Shqiperine jane marre dy vendime te rendesishme liberalizimi i vizave dhe refuzimi i statusit kandidat per ne BE ku e para kaloi shqiptaret drejt Evropes ndersa e dyta ngeli qeverine per tu bere anetare e BE-se - tha Rama.

Klosi Protesta ne te gjithe vendin mandatohet kryesia

Pas perfundimit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste sekretari Organizativ i saj Blendi Klosi theksoi se ne kete mbledhje u vendos vazhdimi i protestave dhe pershkallezimi i tyre ne te gjithe vendin. Asambleja vendosi per rifillimin e protestave te fuqishme qe do te vazhdojne ne mbare vendin me synim transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009 - tha Klosi. Ndersa per sa i perket dates se sakte te fillimit te tyre Klosi u shpreh se ky eshte nje vendim qe do te merret nga Kryesia e Partise Socialiste dhe nga aleatet e Opozites se Bashkuar. Gjithashtu Klosi tha se ne asamble u be thirrje per bashkim te opozites per te ardhmen e vendit. Partia Socialiste fton te gjithe te pakenaqurit nga qeverisja Berisha te mblidhen dhe te protestojne se bashku kunder qeverise deri ne largimin e saj - u shpreh Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›