E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet kerkesa e lirimit nga burgu per Almir Rrapon

Avokati Ministria e Drejtesise firmosi lejimin e ekstradimit te klientit tim nderkohe qe Strasburgu ka kerkuar lejimin e ekstradimit vetem nese e vendos Gjykata e Larte. Kerkoj lirim nga burgu te Rrapos sepse masa eshte shuar me 2 nentor

Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo per te cilin ka nje vendim te formes se prere ekstradimi drejt SHBA-ve. Arsyetimi i gjyqtarit Shkelqim Mustafa ne vendimin e rrezimit te kerkeses ishte se ende nuk eshte konsumuar afati i dhenies se vendimit per ekstradimin ndaj dhe nuk ka vend per shuarje te mases se sigurise. Sipas gjyqtarit vendimi i formes se prere te Apelit ka humbur sensin e mases se sigurise. Ndersa lidhur me vendimin e Gjykates se Strasburgut per bllokim te ekstradimit deri ne shpalljen e vendimit nga Gjykata e Larte gjyqtari u shpreh se nuk ka lidhje me kete kerkese per shuarje te mases se sigurise. Sipas tij ky vendim eshte thjesht nje rruge juridike per te mos lejuar ekstradimin derisa te shprehet me vendim Gjykata e Larte. Me pare avokati Ardian Visha ka kerkuar shuarjen e mases se sigurise per klientin e tij Almir Rrapo me argumentin se afatet e paraburgimit kane perfunduar me 2 nentor ndersa kerkesa eshte depozituar ne gjykate me 4 nentor. Gjithashtu avokati vuri ne dijeni gjykaten se nga SHBA nuk ka ardhur ende asnje garanci per jeten e Rrapos ndersa konfirmoi faktin se ministri i Drejtesise ka firmosur proceduren e ekstradimit per klientin e tij menjehere sapo eshte dhene vendimi i Gjykates se Apelit. Lidhur me nje urdher te ardhur nga Gjykata e Strasburgut per moslejimin e ekstradimit avokati theksoi se ka pasur nje takim edhe me kreun e Avokatures se Shtetit e cila eshte vene ne dijeni per kete vendim por edhe eshte thirrur nga Strasburgu per te shkuar me dosjen e Rrapos. Madje sipas avokatit Visha kreu i Avokatures se Shtetit ka vene ne dijeni per kete urdher edhe ministrin e Drejtesise i cili permes nje shkrese vuri ne dijeni edhe Gjykaten e Apelit para vendimit te ekstradimit. Sipas avokatit per Almir Rrapon ka perfunduar masa e sigurise dhe duhet ti caktohet nje mase tjeter. Prokurori qe mbron interesat e shtetit amerikan per ekstradimin e te arrestuarit Rrapo kerkoi rrezimin e kerkeses dhe qendrimin ende ne paraburgim te ketij shtetasi. Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i ekzekutueshem dhe Ministria e Drejtesise ka vene ne dijeni autoritetet amerikane per vendimin e shkalles se dyte te gjyqesorit qe lejon ekstradimin - perfundoi prokurori Besnik Cengu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›