Rama takim me ambasadorin Sequi: Sdo lëmë trenin e Evropës të na ikë
Vizita në Bruksel, takimi me përfaqesuesit më të lartë të institucioneve europiane dhe integrimi I vendit në Bashkimin Europian kanë qënë në fokus të takimit të sotëm mes amabsadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreut të PS-së dhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama.
Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama është shprehur se qeveria e re do të angazhohet plotësisht për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Takimi ishte në kuadër të vizitës së ardhshme në Bruksel, ku do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Europian por edhe një vend me mundësitë e duhura për të gjithë shqiptarët që të ndihen zot në vendin e tyre tha Rama.
Rama ka shtuar se ky është një moment shumë I rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet sa më mirë që vendi të integrohet në Bashkimin Europian
Të mos e lëmë që treni i Europës të largohet, por për ta kapur një orë e më parë atë tha Rama, duke shtuar se është diskutuar edhe për një proces të brendshëm në institucionet e shtetit duke filluar nga ministritë.
Sequi: Mbështetje të plotë në rrugëtimin progresiv drejt BE-së
Ndërsa nga ana e tij, ambasadori i BE-së Ettore Sequi e cilësoi takimin me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama si mjaft të frytshëm.
Pata mudnesinë ti prezantoja kryeministrit të zgjedhur takimet qe do të bëhen në Bruksel me shefat përkatës, Barroso, Shultz, Ashton, Fyle . Vizitë shumë e rëndësishme dhe ne jemi shumë të lumtur që kjo është një nga vizitat që Rama do të bëjë jashtë Shqipërie, provë që i jep qeveria e re e vendit procesit të integrimit të vendit tha ambasadori.
Ambasadori Sequi theksoi më tej se është informuar nga Rama për angazhimin e qeverisë së re për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian ndërsa ka shprehur edhe mbështetjen e plotë të BE-së në këtë rrugëtim progresiv të Shqipërisë.
Ne kemi besim që me këtë angazhim do të kemi mundësi që të ecet përpara në mënyrën e duhur dhe jemi të vendosur që të luakkmë një rol për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim. Dita e sotme është shumë e rëndësishme, Kuvendi do të ketë seancën e parë dhe qeveria e re do të fillojë punën. Ne besojmë që integrimi është prioritet për qeverinë, kombëtar sepse i shërben interesave të popullit shqiptar që meritojnë ato të mira që rrjedhin nga BE tha ai.