E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me trojkën, Sequi: Të përshpejtohet reforma zgjedhore

Tiranë- Ambasadori i BE Ettore Sequi, OSBE- së Eugen Wollfarth dhe SHBA-së Aleksandër Arvizu kanë zhvilluar një takim me dyer të mbylluara me kreun e PS- së Edi Rama ku është biseduar për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, ambasadori i BE-së, Sequi apeloi se duhet të përshpejtohen proçeduarat e reformës zgjedhore.

“Në takim diskutuam për perspektivën e integrimit si dhe për ecurinë e reformave. Në nëntor kishte marrëveshje për reformën zgjedhore Sequi. Tani është koha e duhur për përshpejtimin e reformave. Ne jemi të gjithë të angazhuar për reformat. Duhet të përshpejtojmë ritmin e reformave,- deklaroi Sequi.

Ky takim ka ardhur pas shqetësimit të ngritur nga opozita për vonesat e reformës zgjedhore, ku sipas tyre është një fenomen shqetësues. Gjatë takimit Rama i ka informuar zyrtarët ndërkombëtarë për rrugën që po ndjek PS-ja për kryerjene reformave.
Ndërsa më herët Rama në një deklaratë për shtyp u hpreh se mazhoranca po e vonon reformën sepse ka si qëllim të vjedhë zgjedhjet e ardhshme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Berisha kundër reformës zgjedhore, kërkon vjedhjen e votave Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi...
  2. Reforma zgjedhore, mblidhet komisioni Tiranë – Komisioni për reformën zgjedhore para pak minutash ka...
  3. Zgjedhja e presidenti të ri, Sequi: Përmes bashkimit Tiranë- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›