Rama takim ne fshatrat e Fierit

Dhjetra kilometra larg kryeqytetit, ne fushat e Fierit, Edi Rama ndalon per nje takim me bujq te fshatit Darzeze. Degjimi i problemeve te tyre, do t'i sherbeje, sic thote ai vete, ne shkrimin e nje programi te ri qeverises.
Sipas Rames, jeta e bujkut dhe mireqenia e familjes se tij jane te lidhura pikerisht me vaditjet dhe kullimin, kostot e prodhimit, mundesite e daljes ne treg, por edhe konjukturen e pergjithshme.
Probleme qe askush nuk i zgjidh dot i vetem. Bartes i premtimeve per nje politike te re, kreu i socialisteve thote se “ndryshimi eshte i mundur edhe ne Shqiperi”.
“Une jam i bindur se ne do t'ia dalim dhe se ne saj te ketyre bashkebisedimeve ne do te bejme nje program qeverises te thjeshte e te kuptueshem ku njerezit do te jene bashkautore te tij”, theksoi kreu i PS-se.