“Masakrohet” edhe lumi Shushicë

Ky është pjesë e basenit ujëmbledhës së lumit të Vjosës. Tonelatat e inerteve që merren prej andej kanë bërë që shtrati i lumit të devijojë në shumë pjesë të tij. Urat që ndodhen mbi këtë lumë, thuajse janë “zhveshur” nga marrja e zhavorrit.
Situata më problematike paraqitet në urën e Drashovicës dhe atë të Gjormit. Dëmtimi i shtratit të lumit Shushicë shton edhe rrezikun e përmbytjeve të zonave që përshkohen prej këtij lumi, sikundër ka ndodhur shpesh në 10-15 vitet e fundit.
Megjithëse ligjërisht, marrja e inerteve është e ndaluar, makina të mëdha grabisin zhavorrin gjatë natës, ku përdoren më pas për shtrimin e rrugëve të ndryshme në Vlorë.
Pjesa më e madhe e 13 firmave të licencuara janë përqendruar në shtratin e lumit Shushicë, veçanërisht në grykëderdhjen e tij në lumin Vjosë, rreth 15 km larg qytetit të Vlorës. /Start/
2011-12-01 10:13