Berisha: Të përqendrohemi tek zhvillimi i bujqësisë. Rama: E ke kthyer vendin në gropë të ujërave të zeza

Sali Berisha
Bujqësia do jetë sektori i dytë madhor pas infrastrukturës tha kreu i qeverisë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sali Berisha, duke folur para kabinetit qeveritar deklaroi se duhen ndërmarrë përpjekje madhore për transformimin rrënjësor të këtij sektori në Shqipëri pasi shtoi ai kushtet natyrore janë shumë të favorshme.
Shqipëri ka prodhimtarin më të lartë. Kemi kushtet natyrore, plot ujë, plot dritë, plot diell. Nuk ka një vend tjetër, zor të gjesh një vend tjetër që ti bashkojë këto tre kushte siç i bashkon Shqipëria, u shpreh ai.
Fermerët – tha ai – kanë nisur të krijojnë shoqëri vullnetare bujqësore gjë e cila rrit rendimentit për të gjetur tregje të leverdishme për prodhimet e tyre. Në këtë kuadër kryeministri theksoi se duhet nxitur industria e përpunimit të prodhimit bujqësor në mënyrë që produkti të jetë i konkurueshëm.
Po ecim më shpejt me prodhimin se sa me përpunimin. Duhet të përqendrohemi maksimalisht që të nxisim industrinë e përpunimit. Përpunimi është jetik për prodhimin e madh, tha kreu i qeverisë. Përparësi ka shtuar Berisha duhet të ketë edhe ndërtimi i rrjetit të vaditjes.

Edi Rama
Mbi këtë deklaratë, Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste ka reaguar në prfilin e tij në “Tuiter”. Lideri i opozitës shprehetse qeveria e drejtuar nga Berisha e ka kthyer vendin në grope të ujërave të zeza.
Edhe kanalizimet thotë Saliu! Në fakt keqqeverisja e tij e ka bërë Shqipërinë truall gropash septike e përmbytjesh si në Afrikën tropikale, shprehet lideri i opozitës.
Kreu i PS-së mendon se qeveria nuk ka bërë dhe nuk mund të bëjë sa duhet për bujqësinë dhe ka ana tjetër shton se socialistët kanë një plan të qartë zhvillimi. Bujqësia qenka sot prioritet i qeverisë? Në fakt bujqësia është në gjendje mesjetare dhe vetëm programi ynë e nxjerr atë nga këneta e sotme, përfundon Rama.
Në një kohë kur Berisha siç çdo herë që shtron një çështje e cilëson atë madhore thotë se bujqësia do të ketë përparësi, ministria përkatëse nga buxheti i vitit 2012 ka një fond prej vetëm 6.7 milion lek ku nga këto vetëm 2.1 milion janë për zhvillimin rural. /F.Stafa/