E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Xhons

Vizita e zevendesndihmes sekretarit te Shtetit Stjuart Xhons eshte ndalur edhe ne seline e Partise Socialiste. Ne takimin e zhvilluar me kreun e saj, Edi Rama jane diskutuar sfidat qe e presin vendin tone ne forcimin e demokracise. Rama falenderoi zotin Xhons per mbeshtetjen qe SHBA i ka dhene Shqiperise dhe anetaresimit te saj ne NATO. Kryesocialisti terhoqi vemendjen edhe mbi shqetesimet per infrastrukturen zgjedhore dhe pajisjen e votuesve me kartat e identitetit, gje e cila sipas tij mund te cenoje kredibilitetin e zgjedhjeve. Ndersa zoti Xhons shprehu edhe njehere domosdoshmerine qe Shqiperia te organizoje zgjedhje te lira dhe te ndershme konform standardeve nderkombetare demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›