E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Grupit të Partive Popullore në PE: Opozita nuk duhet të bojkotojë

Tiranë, 15 janar NOA Për ne Shqipëria është
pjesë e Evropës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë
në Bashkimin Evropian.

Këtë vlerësim dha Joseph Daul, President
i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian gjatë takimit
me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe Daul u
përqendrua në hapat e Shqipërisë në përafrimin e saj me BE-në, liberalizimin e
vizave dhe bashkëpunimin ndërparlamentar.

Topalli falënderoi, Daul për mbështetjen e
vazhdueshme duke shprehur bindjen në rritjen e bashkëpunimit në përshpejtimin e
proceseve anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në këtë fazë të re
ku ndodhet Shqipëria.

I pyetur nga mediat pas takimit, lidhur me
bojkotin e opozitës zoti Daul tha:

Demokraci e vërtetë është kur opozita bën
punën e saj, bën propozimet e saj. Opozita nuk duhet të bojkotojë. Kjo nuk
ekziston në demokraci. Kur zgjidhemi nga populli, nga qytetarët kemi një
përgjegjësi për të mbajtur.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›