E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Manastir, e ëma vdes në varrimin e të birit

Kur tanimë i ndjeri Kire Grozdanovski (48) vendosi të luftojë me jetën e tij dhe shkoi në operacion për tumor në kokë në Klinikën e Shkupit, nëna 79 vjeçare, Zhivka e dërgoi me shpresë se do ta mbijetojë operacionin dhe do të fillojë një jetë të re…

Por, për fat të keq Grozdanovski nuk mundi t’i mbijetojë operacionit dhe vdiq në Klinikën e Shkupit. Por, ky lajm goditi rëndë të ëmën e tij sa që nuk e mbanin këmbët.

Ajo nuk kishte mundur të pajtohet se i biri i saj, baba i dy fëmijëve nuk është më në këtë mes. Ditën e nesërme, kur Kire Grozdanovski duhej të varrosej, e ëma e tij duke parë mbi arkivolin e të birit të tij, në një moment ka ndjerë shtrëngime në gjoks dhe është lëshuar mbi trupin e të birit.

Të afërmit e saj, mes të cilëve edhe një mjeke e Klinikës filluan kinse t’ia kthejnë vetëdijen, por ajo nuk kishte dhënë shenja jete. Në morg kishte filluar kaos.

Pas disa minutave kishte arritur ndihma e shpejtë ku Zhivka ishte dërguar në Klinikë, por atje vetëm ishte konstatuar vdekja. Ditën tjetër, përskaj varrit të Kires 48 vjeç është varrosur edhe e ëma e tij Zhivka Grozdanovska. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›