Kandidati për kryetar - i akuzuar

I dalin të bëmat akoma pa kandiduar. Prokuroria themelore e Gjilanit, i shuajti shpresat e Dragan Nikoliqit, kandidat për kryetar të Komunës së Parteshit se do të mund të fitojë këtë post.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Dragan Nikolicit nga fshati Pasjan, i dyshuar se gjatë muajit qershor 2012, pa autorizim ka përdorur pasurinë e luajtshme, duke shfrytëzuar një tender të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete për shpërndarjen e pasurisë - materialit ndërtimor për 15 familje serbe, ndërsa i njëjti këtë numër e ka rritur në 51 familje për ta shfrytëzuar për nevojat e tija raporton rajonipress.
Prokurori Agron Uka në aktakuzën e tij ka thënë se Nikolic dyshohet se ka keqpërdorur rreth 45 mijë euro. Në aktakuzë janë precizuar edhe deklaratat e dëshmitarëve Zana Kotori, Miodrag Gjekic, Nada Bajcetic, Aleksandar Gjekic, Aldin Alija.
Dragan NIkolic është aktualisht kandidat për kryetar në komunën e Parteshit në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit, njofton rajonipress
Sipas këtyre burimeve, thuhet që Nikolic ka qenë edhe pjese e strukturave paralele./Indeksonline/