Rama takon liderin e laburistëve, Ed Milliband

Kreu socialist Edi Rama me deputetin e parlamentit britanik, laburistin David Milliband
LONDER- Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Londër, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar me disa parlamentarë anglez, ndër ta; Ed Miliband, Douglas Alexander, David Milliband. Këto takime kreu socialist i ka quajtur takime me plot energji dhe ide.
3 ore plot energji dhe ide ne mjediset e parlamentit anglez.U takuam me Ed Miliband, Douglas Alexander, David Milliband e te tjere.- shkruan Rama në Twitter.
Ndërkaq, impresionet e takimit të tij me kreun e opozitës shqiptare, i ka shprehur në Twitter edhe David Milliband, i cili e konsideron takimin me Ramen si mjaft interesant.
Takimi i rradhes i Ramës do të jete ne London School of Economics per programin, me studentet ne Londer.
Prej dej, kreu socialist Edi Rama ka nisur një vizitë në Londër, në kuadër të konsultave të tij për programin e ri të PS-së, për një Rilindje Shqiptare