E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGBT padisin Spahiun: Presim qëndrimin e PS

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT kanë njoftuan sot se kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kundër kreut të PLL, Ekrem Spahiu, ndërsa kanë felenderuar publikisht kryeministrin Berisha për deklaratën publike të  tij, bërë sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Përfundimin e kësaj kërkesë padie, dy aleancat e konsoderojnë si një test të rëndësishëm sidomos për të kuptuar se sa vlerë ka në botën e gjyqësorit neni 266 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratën e tyre për shtyp, komuniteti LGBT përshëndet edhe deklaratat e Avokatit të Popullit, Igli Totozani si dhe gatishmërinë e Komisioneres për Mbrojtje nga Diskriminimi, Irma Baraku, duke shtuar se, janë mjaft të interesuar për të kuptuar se cili është qëndrimi zyrtar i opozitës, e cila ende nuk është shprehur për këtë çështje.

Po sot, mbi 48 organizata dhe aktivistë të njohur për të drejtat e njeriut nënshkruan një letër të përbashkët në mbështjetje të kauzës LGBT, ku dënojnë deklaratën e papranueshme të zëvendës ministrit për Mbrojtjen, Ekrem Spahiu dhe ku mbështesin aktivistët në kërkesën e tyre për dorëheqjen e zyrtarit të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›