E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon sot trojkën e ambasadorëve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të takohet sot me tre ambasadorët e akredituar në Tiranë. Takimi do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë rozë, ndërsa pritet që në fokus të takimit të jetë reforma zgjedhore.
 

Ndërkohë më herët në një deklaratë për shtyp kreu i PS-së Edi Rama u shpreh i shqetësuar në lidhje me zvarritjen që po i bëhet reformës zgjedhore nga mazhoranca, ndërsa i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që kjo reformë të dështojë.
 

Sipas tij kryeministri Berisha nëpërmjet zvarritjes së përfundimit të reformës zgjedhore kërkon të vjedhë zgjedhjet e ardhshme.
“Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit sovran” ka shtuar më herët Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›