Edi Rama, fushatë me biznesmenët Fidel Ylli e Sadri Abazi për pagesën e darkës franceze
Post-greva socialiste
- Taulant Balla, supermeni i Strasburgut u shmanget militantëve, në pritje të shpërblimeve
- Ilir Beqja ende mban mend tufën me lule, që i ka dhuruar kryetarit
Më në fund u kthyer edhe Edi Rama. Ndërsa nuk dihet pse ai iku aq rrëmbimthi për në Strasburg, duke u nisur herët në mëngjes, ende pa dhjerë qentë, u mësua mbrëmë pse ai u kthye aq vonë, saktësisht i fundit. Kjo “vonesë e vogël” e kthimit të Edi Ramës në atdhe, lidhej me një keqkuptim që ai ka pasur me menaxherin e Restorant “Crocodile” në Strasburg, i cili i kishte dërguar në hotel, faturën e darkës të së enjtes. Shifra relativisht e madhe, e kishte kapur të papërgatitur Edi Ramën, të cilit ia kishin lënë si surprizë, pagesën e darkës nga ana e tij. Megjithëse kroi xhepat e thellë të pantallonave të tij, Edi Rama, nuk mundte të plotësonte shifrën e kostos së darkës. Mblodhi edhe ca euro që kishin me vete Damian Gjiknuri e Vasilika Hysi, po sërish nuk e plotëso shumën e duhur. Endri Fuga me sinqeritet pranoi se nuk kishte asnjë euro me vete, se e kishte harruar kuletën te pantallonat e tjera, që për fat të keq i kishte lënë në Tiranë. Ndërsa Taulant Balla, nuk dihet në ç’moment të “fushatës” së Edi Ramës për të grumbulluar donacione për darkën te “Crocodile”, kishte dalë fshehurazi nga dhoma e hotelit dhe përmes kësaj gjetje, nuk kishte kontribuar me asnjë qindarkë. Më ato euro që nuk mjaftonin në duar, Edi Rama i ishte lutur menaxherit të lokalit, që sa të kthehej në Tiranë, do të kryente pagesën. Dukej, menaxheri ishte bindur dhe e lejoi “delegacionin” socialist ët kthehej në atdhe.
Me të shkelur mbrëmë në Rinas, menjëherë Edi Rama, ju ka telefonuar gjithë deputetëve biznesmenë, Fidel Yllit, Dash Pezës, Artan Gaçit, Sadri Abazit etj., dhe ju ka kërkuar ta prisnin te “West”-i.
Sa hyri në lokal, Edi Rama u la llogarinë e darkës, si edhe numrin e llogarisë të Restorant “Crocodile”.
Duke i “këshilluar” që ajo pagesë të kryhej menjëherë, se nga ajo varej fati i “negociatave”, u nis menjëherë për te kulla e tij në Pezë.
* * *
Taulant Balla i ka lënë pa mend të gjithë në Strasburg. Njëlloj si Klodi mbrëmë, në post “Big Brother 3”, fliste për impresionet dhe popullaritetin që kishte mundur të siguronte pas këtij spektakli, edhe Taulant Balla ishte personi më i njohur në Starsburg. Pa përjashtim, francezët e Alsasës, janë shastisur kur kanë parë personazhin e njohur të “Reallityu shoë”-t të segmenti të bulevardit para dy kullave binjake në Tiranë.
Habia e tyre lidhej me fuqinë prej supermeni që kishin vënë re te Taulant Balla, i cili nga çadra e ngujimit, ku strasburgasit besonin se ai kishte qëndruar për rreth tri javë pa ngrënë, ishte nisur urgjent, duke i nderuar ët gjithë ata, me vzitën e tij suprizë.
Nëpër faqet të ndryshme frëngjisht-folëse të interneti, Taulant Balla ishte personi më shumë prezent, me çudinë e tij, që pas tri javë, greve të pretenduar urie, kishte marrë avionin dhe kishte fluturuar në Strasburg.
Strasburgasit e shkretë, sa naivë, a thua se kishin lexuar e kishin besuar vërtetë gazetat e televizionet e Edi Ramës, që llomotisnin për heroizma mosngrënie. Si e kishin ngrënë se Taulant Balla nuk kishte ngrënë në çadër.
Nejse, nejse...
Nesër, apo pasnesër, ata pak që mundën ti rrëmbenin ndonjë autograf Taulant Ballës, në një ankand të mundshëm të shitjes së atij autografi, do të kenë mundësi të përfitojnë një çmim shumë më të lartë, po ta servirin si autografin e një deputeti shqiptar, që hëngri e piu sa u shqep për tri javë rresht dhe falë “efekteve” mediatike e shiti si grevë urie...
* * *
Për sa u përket grevistëve deputetë të ngujuar në çadër, dje ata nuk është se kanë pasur ndonjë aktivitet mbresëlënës.
Ah..., po, ishin rruar të gjithë. Ishte rruar Erion Veliaj, Ilir Beqja, Artan Gaçi, Gjovalin Kadeli, por edhe Fatmir Xhafaj. Ishte rruar gjithashtu edhe Eduart Shalësi, që ende nuk është kuptuar pse ai e la mjekrën ti rritej në ditët e ngujimit të ndoca kolegëve të tij.
Përveç kësaj, të zakonshmit, kanë filluar edhe aktivitetin e tyre publik, aktivitet publik që fillon e mbaron vetëm te shfaqja e televizioneve të njëjta, për kohën e minutazhit të emisioneve respektive të njëjta, por për tu zhdukur më pas, e “për të mos u bërë më të gjallë”.
Oho, se mos harrojmë...
Kishte folur Ilir Beqja dje në një gazetë.
E dini çfarë kishte thënë. Kishte thënë se analizat i kanë dalë mirë, duke i konfirmuar se ushqimi në ditët e ngujimit, paskësh qenë cilësor dhe i kontrolluar.
Jo vetëm kaq, por Ilir Beqja, nuk kishte harruar të tregonte edhe disa impersione në ditët e ngujimit, ku në mendje i kishte ngelur tronditja që kishte mundur ti shkaktonte Edi Ramës, kur i kishte dhuruar një tufë me lule e gurë, që ua kishte çuar në çadër një çift artistësh.
Ilir Beqja, ende mbante të pashlyer në memorien e tij, se që pas asaj dite, askush nga grevistët nuk ishte sëmurur, ndërsa ishin detyruar të përgatisnin një grafik, për “nxjerrjen” dhe “dërgimin” në spital, që ta bënin ngujimin sa më të besueshëm, në kufijtë e një greve të mundshme urie.
* * *
Ndërsa zhvillimet në “komunitetin” e deputetëve grevistë nuk kishin ndonjë zhvillim të veçantë, “mbështetësit” e tyre, “komuniteti” i militantëve grevistë, ka qenë më aktiv në këto 2-3 ditët e post grevës.
“Përfaqësuesit” nga Tirana, janë endur për gjatë gjithë ditës së djeshme, nga selia e PS-së te bashkia dhe nga bashkia te selia e PS-së. Kjo vajtje-ardhje e tyre, bëhej për një arsye, sa të thjeshtë, aq edhe banale. Ata prisnin Edi Ramën, të cilin nuk e kishin parë që prej përfundimit të fjalimit mbrëmjen e së mërkurës dhe ende nuk ishin siguruar,në se do e merrnin apo jo shpërblimin e premtuar.
Vonë në mbrëmje, “përfaqësuesit” e Tiranës u qetësuan paksa kur Eduart Shalësi ju dha sihariqin se, nga fillimi i javës që vjen, të gjithë pjesëmarrësit të ngujim, do të sistemoheshin me punë, nëpër bashkitë dhe komunat e fituara nga PS-ja.
Ndërsa ky lajm, ishte një çlirim për ata, ka qenë vërtetë surprizë, kur mbrëmë vonë, pasi ishte kthyer Edi Rama nga Strasburgu, ata, militantët e ngujimit, u lajmëruan se duhet të paraqiteshin te Restoranti i Artan Gaçit, për të marrë “rrogat”, për ditët e qëndrimit në çadër.
Mësohet se ende nuk është gjetur një zgjidhje, se si do të sigurohen “rrogat” për militantët e rretheve, të cilët sikurse edhe ata të Tiranës, pranuan të ngujoheshin në çadër, por që ende nuk kanë përfituar ndonjë shpërblim të mundshëm, të çfarëdo forme.