Kosove, ministri i Integrimit nesër në Bruksel do të takojë Fule
PRISHTINE- Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqajdo të udhëtojë të hënën për në Bruksel për t’u takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule, si dhe zyrtarë tjerë të lartë të Komisionit Evropian.
Sipas agjendës Beqaj në Bruksel, ku do të qëndrojë për dy ditë, do të ketë takim me komisionerin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule me të cilin do të flitet për rezultatet e deritashme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.
Beqaj gjithashtu do të ketë edhe takime të shumta të ndara edhe me përfaqësues tjerë të lartë të Komisionit Evropian, në mesin e të cilave edhe me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimit të KE-së.
Po ashtu, është planifikuar edhe takimi me ambasadorin Luc Liebaut, nga Ministria e Jashtme e Belgjikës i ngarkuar me Evropën Juglindore dhe me Philip David, sekretar Shtetëror për marrëdhënie me UE në këtë Ministri.
Ministri Besim Beqaj do të merr pjesë edhe në dy takime sektoriale në kuadër të dialogut të procesit të stabilizim asocimit.
(s.g/Telegraf/Balkanweb)