E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, të rinjve në Elbasan: “Ejani të ndryshojmë politikën”



Turi “Dialog me Shqipërinë” i kryetarit të PS-së Edi Rama ka vijuar dje në fshatin Mollas të Elbasanit. Rama ka zhvilluar një takim me të rinj në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij kryesocialisti Rama iu drejtua të rinjve të pranishëm në takim duke thënë: “Të rejat dhe të rinjtë, ju të gjithë, jetoni me ankthin e së nesërmes, jo sepse e nesërmja është gjithnjë e sigurt, por sepse jetoni në një vend ku mungon shteti, në një vend ku mungon konkurrenca e lirë dhe e ndershme e ideve, talenteve, aftësive, në një vend ku mungojnë kushtet për shkollim dhe ku gjithçka varet nga pozicioni shoqëror, i cili vendoset nga lidhjet me politikën dhe politika nuk është një instrument në duart e njerëzve të lirë, por një mjet për të sunduar mbi qytetarët, e pra ne kemi misionin që ta kthejmë politikën nga një pazar politikanësh në një mjet në duart e qytetarëve, që pavarësisht se ku jetojnë, duhet të gëzojnë të njëjtat liri dhe të drejta. Në emër të një të ardhmeje, e cila duhet të jetë e prekshme për çdonjërin nga ju që ka një ëndërr”, - tha Rama.

7 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›