Ndoka: Rama, plan per te shkaterruar zgjedhjet e 2013 Qamil Xhani
Ende pa nisur reforma zgjedhore aleatet e Partise Socialiste kane shprehur pakenaqesite e para ne lidhje me menyren sesi eshte konceptuar ajo. Ngritja e nje komisioni bipartizan mes PS e PD per ndryshimin e ligjit elektoral, shihet nga kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka si proces i gabuar. Ne nje prononcim dhene dje per "Koha Jone", Ndoka thote se nese komisioni i reformes do te mbetet vetem ne duart e dy partive kryesore, atehere do te shkaterrohen edhe zgjedhjet e radhes. "Kodi Zgjedhor nuk eshte prone e Partise Demokratike dhe as e Partise Socialiste. Ajo qe mund te them eshte se sa here qe dy forcat kryesore i kane bere ndryshimet vetem me konsensusin e tyre, zgjedhjet jane shkaterruar", tha dje Ndoka. Aleati i Partise Socialiste deklaron se ende nuk jane percaktuar modalitetet sesi do te behet kjo reforme, por thekson se praktika e deritanishme e komisioneve dypaleshe ka sjelle vetem deshtim ne arritjen e standardeve. Ai sugjeron se eshte e nevojshme qe te merret mendimi i te gjitha paleve dhe komisioni te kete hapesire per te gjitha forcat politike qe kane nje numer te konsiderueshem votuesish. "Duhet qe kete here tryeza te jete gjitheperfshirese dhe te kete bashkepunim dhe degjim te zerit te forcave te tjera politike. Shpresoj qe tradita e komisioneve bipartizane qe kthehet gjithmone ne shkaterruese te zgjedhjeve te mos aplikohet edhe kete here. Ne qendrimet tona i kemi bere publike dhe kemi kerkesa konkrete ne lidhje me menyren sesi duhet te organizohen zgjedhjet e ardhshme", tha dje Ndoka. Ngritja e nje komisioni bipartizan per reformen zgjedhore u paralajmerua pak dite me pare nga kryetari i PS, Edi Rama. Ne lidhje me rolin e aleateve, Rama u shpreh se ata do te pyeten nga deputetet e PS-se per menyren sesi e mendojne reformen zgjedhore. E njejta procedure, si me aleatet, do te ndiqet edhe me shoqerine civile dhe me elektoratin e PS. Deputetet e PS-se qe do te marrin pjese ne reformen zgjedhore jane Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi. "Te dy deputetet duhet te organizojne thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partise Socialiste, nga forcat aleate te Opozites se Bashkuar dhe nga shoqeria civile. Karakteri bipartizan i komisionit parlamentar te reformes zgjedhore s'duhet te cenoje lirine e te drejten e pjesemarrjes ne proces te asnje aktori e faktori politik e qytetar te interesuar per zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi", tha pak dite me pare ne mbledhjen e Grupit Parlamentar kreu i PS-se per reformen zgjedhore.