E Diel, 1 Nëntor 2026

Lvovsky: Arritje ekzemplare kalimi nga statusi i vendeve me të ardhura të vogla tek ato mesatare të larta

14-12-2010 / Gazeta 55

Banka Botërore vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë

Arsimi, energjia dhe teknologjia e inovacionit janë tre sektorët që qeveria duhet të fokusojë reformat në mënyrë që të ruaj ritmin e rritjes ekonomike. Ky është qëndrimi i Bankës Botërore që ka mbajtur dje gjatë konferencës me titull “Një axhendë e re e rritjes ekonomike”.
Drejtoresha e Bankës Botërore, Ksenya Lvovsky, një prej institucioneve më të larta ekonomike në botë ka vlerësuar performancën e ekonomisë shqiptare gjatë 10 viteve të fundit duke u fokusuar kryesisht në kalimin me sukses të krizës ekonomike botërore. “Arritja e statusit mes vendeve në nivelin e sipërm me të ardhura të mesme brenda një kohe relativisht të shkurtër përbën një arritje të madhe për Shqipërinë, por njëkohësisht sjell dhe sfida të reja. Shqipëria përballoi me rritje ekonomike krizën botërore dhe kjo, duke i rezistuar në një formë më të mirë se vendet e tjera. Për të mbajtur ritmin e rritjes ekonomike, Shqipërisë i nevojitet një model politikash dhe reformash të bazuara në një vizion të fuqishëm në të ardhmen”, u shpreh Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenya Lvovsky.
Banka Botërore gjithashtu vlerësoi ritmin e rritjes ekonomike që ka pasur Shqipëria gjatë dekadës së fundit që sipas këtij institucioni rritja ka qenë më e lartë se 5 për qind.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›