E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama u dorëzon sot shqiptarëve dhuratën e bojkotit

12-10-2011 / Gazeta 55

Bashkimi Evropian publikon sot progres-raportin për Shqipërinë, duke evidentuar progresin e kufizuar, për shkak të bojkotit dhe refuzimit të opozitës për të votuar ligjet me tre të pestat në parlament. Shantazhi që Edi Rama po u bën shqiptarëve e ka origjinën tek katastrofat e tij elektorale më 2009-n si dhe me 8 maj të 2011-s, por sot të gjithë zgjedhësit do mbajnë shënim këtë sjellje dhe do t’ia kthejnë reston opozitës në raundin e 2013-s


Duket se s’ka më pikëpyetje lidhur me kontributin e opozitës së Edi Ramës për përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Njoftimet mediatike si dhe paralajmërimi i ambasadorit Ettore Sequi, se pas progres-raportit, do të nisë një fushatë për sqarimin e shqiptarëve lidhur me këtë dokument, flasin për një “progres të limituar” të vendit, i cili nuk garanton dot marrjen e vendimit politik për marrjen e statusit të vendit kandidati. Një ditë më herët, vetë Edvini, pat dalë për të shpallur “dhuratën” e tij për shqiptarët, bllokimin për të dytin vit të këtij stacioni të rëndësishëm për integrimin. Në këtë ditë, është rasti për të bërë pak histori e për të kujtuar pozicionin që partnerët tanë ndërkombëtarë mbajnë ndaj kësaj sjelljeje jopolitike të opozitës shqiptare. Fiks një vit më parë, saktësisht në muajin shtator 2010, ekspertët shqiptarë edhe grupet e interesit nga njëra anë, bashkë me “partnerët ndërkombëtarë”, sikurse ambasada amerikane, por edhe Jozef Ëilliams drejtori i Agjencisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, i kërkonin Edi Ramës miratimin e Gjykatës Administrative brenda 30 shtatorit 2101, për të mos rrezikuar financimin amerikan prej 16 milionë eurosh për këtë projekt. Ishte vetë Edvini, që atëhere, si edhe sot u vë “kushte” amerikanëve, shqiptarëve dhe të gjithë faktorit ndërkombëtar. Dje ishte sebepi i ngritjes së “komisionit hetimor të zgjedhjeve 2009”, ndërsa sot është alibia e “paktit me 10 pika”. “Afatet e kushtëzuara” që Edi Rama vendosi dy ditë më parë, për reformën parlamentare apo atë zgjedhore, me gjithë fjalitë e shumta pyetëse (ku në fakt është ai që duhet vetë t’u japë përgjigje), sjellin vëmendjen tek “dhurata” që sot shqiptarët marrin prej falangave të tij; shtyrjen sërish të vendimin për statusin e kandidatit. Një analizë e parë është ajo se Edi Rama nuk harron, nuk harron humbjen e 2009-s, nuk harron humbjen e 2011-s, prandaj edhe po prodhon një hakmarrje kolektive. Sot do të jenë shqiptarët që të mbajnë shënim këtë “dhuratë” të socialistëve dhe do të thellojnë reagimin e tyre kundërshtues në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›