E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama uron kryeministrin e Kuvajtit për Ditën e Çlirimit

Kryetari i Bashkisë, Edi Rama i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Kuvajtit për dy datat historike të popullit kuvajtian. Datat 25 dhe 26 shkurt janë dy ditë që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij populli, ku shënohet Dita Kombëtare dhe Përvjetori i Ditës së Çlirimit. Në telegramin e urimit Rama shprehet se Shqipëria qëndron në krah të Kuvajtit, duke nderuar me respekt dhe duke kujtuar me admirim dhe dashuri martirët e luftës. Një muaj më parë kryeministri i Kuvajtit ishte për një vizitë në Tiranë, ndërkohë edhe kryebashkiaku ka realizuar një vizitë në Kuvajt. Mes vendeve ekziston një marrëveshje dypalëshe mes Bashkisë dhe shtetit të Kuvajtit në mbështetje të disa projekteve. Kuvajti i dhuroi Bashkisë së Tiranës një fond prej 5 milionë eurosh, që do të përdoret për transformimin e Sheshit Skënderbe, për rikonstruksionin te Xhamisë së Et’hem Beut dhe Kullës së Sahatit.

27 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›