E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama vazhdon të hedhë baltë mbi rrugën Durrës-Kukës”

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, takim me gratë në Kukës

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar dje qytetin e Kukësit, ku u prit në një atmosferë entuziazmi nga gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Duke qenë në qytetin ku kalon dhe arteria kryesore e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, Kryetarja e Kuvendit ka marrë shtysë për të folur më gjatë për ndërtimin e kësaj rruge.
“Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha. Këtë rrugë mund ta bënte vetëm Sali Berisha”, tha Kryetarja e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit nuk la pa shigjetuar dhe kryebashkiakun Rama i cili nuk e ka vizituar asnjëherë rrugën Durrës-Kukës.
Duke kujtuar qeverisjen e së majtës dhe atë çka ajo bëri me rrugën Durrës-Kukës, Topalli tha se, “gjatë 8 viteve të kaluara ata asnjëherë nuk e morën seriozisht. Përkundrazi, në 8 vjet e nëpërkëmbën, e nënvlerësuan dhe pastaj e vodhën, e vodhën, e vodhën. E vodhën me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë”.
Duke folur për qëndrimin që socialistët mbajtën pasi mazhoranca aktuale mori në dorë ndërtimin e kësaj rruge, Topalli tha se, “Kur rruga filloi, ata filluan të villnin vrer. Pastaj, helm. Pastaj, çdo ditë baltë, baltë, baltë pa fund”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›