“Vëmendja e qeverisë nuk ka munguar as ndaj komunave më të thella të vendit”
Ministri Lulzim Basha vijon turin e takimeve në komunat e Elbasanit
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në të njëjtën kohë Kryetar i shtabit Elektoral për qytetin e Elbasanit, shprehu dje përkushtimin e Qeverisë për të gjithë qytetarët e vendit.
Gjatë një takimi me banorë të komunës Poroçan në rrethin e Gramshit, ministri Basha tha se “vëmendja e qeverisë nuk ka munguar as ndaj komunave më të thella të vendit siç është ajo e Poraçanit”, duke vënë në dukje se në më pak se katër vjet kjo komunë ka marrë 560 milion lekë investime, ku janë ndërtuar 3 ambulanca, 4 ujësjellës, shkolla etj.
Ministri Basha mori pjesë në inaugurimin e shkollës së re të komunës Poroçan, një investim prej 260 milion lekësh.
Duke folur për modelin qeverisës të kësaj mazhorance, Ministri Basha tha se “Modeli i kësaj mazhorance është ai, i ndërtimit dhe zhvillimit të çdo zone të vendit, ndërsa modeli që ofron Rama nuk arrin të ndërtojë as shkollat në qendër të Tiranës”.