E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vendos Stojanin ne vend te Shtylles

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka pranuar doreheqjen e prokurorit te ceshtjes Gerdeci Zamir Shtylla, duke zyrtarizuar keshtu doreheqjen e kerkuar prej tij. Shtylla drejtonte grupin e prokuroreve te ceshtjes Gerdeci qe prej pas tragjedise se ndodhur ne 15 mars te vitit te kaluar. Kryeprokurorja Rama, ka bere te ditur edhe emrin qe do te zevendesoje ne kete detyre. Ai do te jete prokurori Sokol Stojani, edhe ky pjese e grupit te prokuroreve te ceshtjes ne fjale. Stojani do te zevendesoje Shtyllen edhe ne vendin e lene bosh prej tij, ate te drejtorit te hetimit dhe kontrollit ne Prokurorine e Pergjithshme.
Zamir Shtylla dha doreheqjen pas miratimit te ligjit te dosjeve. Tashme i mbetet Presidentit te Republikes, te vendose per kete kerkese te Shtylles, pasi eshte ky i fundit qe vendos per emerimet dhe shkarkimet e prokuroreve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›