E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët rishtyjnë bandën e Durrësit

16/01/2009  TIRANË – Avokatët mbrojtës bëhen për të disatën herë pengesë për vazhdimin e procesit gjyqësor në ngarkim të 17 personave akuzuar për kryerjen e krimeve në emër të së ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Janë mbi 60 seanca të shtyra si pasojë e mungesës së avokatëve. Një fakt i tillë është përmendur dje gjatë seancës së radhës. Ndërkohë që kanë ardhur edhe debatet mes avokatëve dhe akuzës. Për organin e Prokurorisë, mungesa e avokatëve në këtë proces është bërë e qëllimshme. Ata u shprehën dje se nga ana e gjykatës duhet të merren masa të menjëhershme për ta vazhduar gjyqin duke i zëvendësuar avokatët në bazë të ligjit. Por kjo pikë është kundërshtuar nga pala tjetër, e cila është shprehur se është e drejta e të pandehurve të bëjë ndryshimin e avokatëve mbrojtës e jo e gjykatës. Në këtë grup bën pjesë Lulzim Berisha dhe Endrit Dokle. Janë dy kundërshtarë, të cilët ndodhen në të njëjtin kafaz gjykimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›