E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i onkologjikut: Më hiqni arrestin shtëpiak

16/01/2009  TIRANË – Agim Karaj, shefi i onakologjikut, arrestuar disa kohë më parë me akuzën e “marrjes së ryshfetit” kundrejt kryerjes së operacioneve, i drejtohet Gjykatës së Lartë. Me pretendimin se kjo gjykatë duhet t’i heq masën e arrestit shtëpiak dhe t’i jap të drejtën e rifillimit të punës në qendrën spitalore, Karaj ka bërë rekurs në Shkallën e Lartë të Gjyqësorit. Dje kjo gjykatë ka hedhur shortin për të marr në shqyrtim kërkesën e mjekut Karaj. Në bazë të shortit, data për të filluar shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e masë së arrestit është 19 janari. Në kërkesën e drejtuar Gjykatës së Lartë, Agim Karaj, shprehet se nuk i ka kërkuar asnjëherë lekë pacientëve të tij aq më pak familjarëve. Ndërkohë që shpjegon se ka patur raste kur vet familjarët kanë dhënë para duke qenë të kënaqur pas operacionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›